Neto rroga mesatare e paguar në tre muajt e parë të vitit i ka mbuluar shpenzimet për ushqim dhe pije të një familje katër-anëtarëshe të Maqedonisë. Për përmbushje të nevojave të tjera kanë mbetur rreth 35 për qind e rrogës.

Të dhënat nga Enti shtetëror për statistikë tregojnë se neto rroga mesatare në tremujorin e parë ka lëvizur nga 19.598 deri në 19.746 denarë, ndërsa vlera e shportës konsumatore prej 12.756 deri 12.834 denarë. Mbetje më e madhe nga neto rroga mesatare në mbulimin e shportës konsumatore prej 35,1 për qind ka pasur në mars.
Neto rroga mesatare për një të punësuar për muajin janar të vitit 2009 ka qenë 19.616 denarë, me ç'rast shpenzimet për ushqim dhe pije kanë qenë më të ulëta nga neto-rroga mesatare për 6.782 denarë, respektivisht për 34.6 për qind.
Në shkurt neto rroga mesatare ka qenë 19.598 denarë, ndërsa pas shpenzimeve të marra për ushqim dhe pije prej 12.756 denarë për kënaqje të nevojave të tjera kanë mbetur 6.842 denarë, respektivisht 34,9 për qind.
Në mars neto rroga mesatare ka qenë 19.746 denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme për ushqim dhe pije 12.816 denarë, më të ulëta nga neto rroga mesatare për 6.930 denarë, gjegjësisht për 35,1 për qind.