E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rajoni më i gjerë i Fushës së Llukovës hyn në parkun nacional "Mavrovë". Si ndikime potenciale negative nga realizimi i projektit janë përcaktuar punët ndërtimore të vëllimit më të madh, shfrytëzimit të materialeve, si dhe ndryshimeve në hidrologjinë lokale.










Kompania konsultante gjermane "Poiri Infra" prej 1 shtatorit duhet të fillojë me përpunimin e Studimit për ndikimin ndaj mjedisit jetësor nga realizimi i projektit Fusha e Llukovës, investim i SHA Elektranat e Maqedonisë. Përpunimi i studimit kushton 272.000 euro, të cilat janë pjesë e kredisë nga Banka Botërore të ndarë ELEM-it për aktivitete përgatitore për Fushën e Llukovës.

Marrëveshjen për përpunimin e studimit, në prani të ministrit të Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësionor, Abdilaqim Ademi, e nënshkruan sot drejtori i ELEM-it, Vllatko Çingoski dhe përfaqësuesi i "Poiri Infra", Henri Brezinski. Për tetë muaj, deri në maj të vitit të ardhshëm, konsultanti, duhet të ofrojë studim komplet ekologjik me Plan për menaxhim me mjedisin jetësor, që do të mundësonte fillim të realizimit të Fushës së llukovës, sipas metodave të zgjedhura ndërtimore të bazuara në zbatimin e teknologjive më bashkëkohore.

Rajoni më i gjerë i Fushës së Llukovës hyn në parkun nacional "Mavrovë". Si ndikime potenciale negative nga realizimi i projektit janë përcaktuar punët ndërtimore të vëllimit më të madh, shfrytëzimit të materialeve, si dhe ndryshimeve në hidrologjinë lokale.
Poiri Infra do të përpunojë studim për ndikimin ndaj mjedisit jetësor në Fushën e Llukovës

"Pikëtrisht për këtë arsye studimi ekologjik do të duhet të përcaktojë mes tjerash edhe shfrytëzimin e metodave speciale ndërtimore, si dhe plan për menaxhim ekologjik me tërë projektin", tha pas përfundimit të marrëveshjes Çingoski.

Sipas Brezinskit, "Poiri Infra" gjatë tetë muajve në vijim do të bëjë vlerësim në hollësi të vendbanimeve natyrore që të shihet përfshirja e tërësishme e projektit dhe në çka do të ndikojë. Do të bëhet vlerësim edhe për kornizën ligjore, si dhe analizë e projektit dhe mundësive për projekte dhe ndërtime alternative me qëllim të lehtësimit të ndikimeve negative dhe do të vendoset plan për menaxhim me resurset e kulturës fizike. Shtëpia konsultante ka përvoja në disa projekte të tilla në kameron, Rusi, Pakistan, iran, Kil, Malejzi.

Ministri Ademi shfaqi shpresë se për shkak të lokacionit të Fushës së Llukovës në PN "Mavrova" "Poiri Infra" do t'i ketë parasysh të gjitha aspektet nga ai rajon dhe do të përgatisë studim cilësor. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, siç tha, do të përgatisë zgjidhje për miratimin e tij dhe është e gatshme me të gjitha resurset për t'i ndihmuar investuesit.

Realizimi i Fushës së Llukovës duhet të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes së energjisë ripërtëritëse në prodhimin e përgjithshëm të energjisë elektrike në Maqedoni. Sipas analizave hidrologjike, nga projekti duhet të sigurohet prodhim shtesë i rreth 160 GWh energji elektrike në nivel vjetor në hidroelektranat ekzistuese.
Poiri Infra do të përpunojë studim për ndikimin ndaj mjedisit jetësor në Fushën e Llukovës

"Pjesa kryesore e prodhimtarisë së rritur nga Fusha e Llukovës do të realizohet përmes hidroelektranave ekzistuese mavrovase Vrutok-Raven-Vërben, ndërsa një pjesë më e vogël, përmes hidroelektranës së re Guri i Zi, e cila është paraparë për ndërtim në suza të projektit", paralajmëroi drejtori i ELEM-it.

Projekti Fusha e Llukovës përfshin ndërtimin e akumulimit me volum të përgjithshëm prej 39 milionë metra kub, locuar në masivin malor të Korabit në Maqedoninë veriperëndimore në lartësi prej rreth 1.500 metrave. përfshin edhe ndërtimin kanalit të gjatë 20 kilometra (Përçuesi i ujërave të Korabit), me dy tunele, dhe i cili me ndihmë të pesë ndërhyrjeve në ujë do të sjellë ujëra plotësuese nga Korabi deri te akumulacioni. Rreth tre kilometra përgjatë rrjedhës së ujit nga diga parashihet edhe ndërtimi i një hidroelektrane të vogël Guri i Zi. Vlera e tërë projektit është 62 milionë euro. SHA ELEM duhet ta realizojë në periudhë prej katër viteve me mjete të veta dhe me kredi nga Banka botërore.

Publikuar: 25.08.2011 | 15:09
Lexuar: 502 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime