Kjo shkallë e përqindjes së tatimeve të lartpërmendura është e nivelit minimal përkitazi me Ligjin për tatime në RM, andaj Komuna e Gostivarit ju inkurajon që tashmë kur ju ofrohen kushte kaq të volitshme, ta bëni bartjen e patundshmërisë.
Komuna e Gostivarit tashmë ka ulur tatimin në qarkullim për patundshmëri, si dhe tatimin për trashëgimi dhe dhurata, njofton Shërbimi për Informim i Komunës së Gostivarit.
-Tatimi në qarkullim për patundshmëri, prej 3% është ulur në 2%
-Tatimi në trashëgimi dhe dhurata për rendin e dytë trashëgimor, prej 3% është ulur në 2%
-Tatimi në trashëgimi dhe dhurata për rendin e tretë trashëgimor, prej 5% është ulur në 4%
Kjo shkallë e përqindjes së tatimeve të lartpërmendura është e nivelit minimal përkitazi me Ligjin për tatime në RM, andaj Komuna e Gostivarit ju inkurajon që tashmë kur ju ofrohen kushte kaq të volitshme, ta bëni bartjen e patundshmërisë.
Njëherit ju njoftojmë se ulja nuk vlen për rastet për të cilat tashmë është lëshuar Aktvendim për tatimim, në bazë të përcaktimit të vlerës së patundshmërisë për të cilën duhet të bëhet bartja e pronësisë.