E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen edhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë myslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve myslimanë mbarë botën. Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se i Madhi Zot ia ka kushtuar një sure të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.
Sonte Nata e Kadrit










Nata e Kadrit është një prej netëve më të mëdha të muajit të begatë Ramazan. Ajetet kur’anore dhe fjalët e të Dërguarit Muhamed, alejhi selam (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), që flasin për të, janë të shumta. Për rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon tek zemrat e njerëzve e tregon edhe fakti se pothuaj i madh dhe i vogël ditën që i paraprin natës së Kadrit e agjërojnë. Vetëm agjërimi i kësaj dite nuk e shlyen detyrimin që ekziston për ta agjëruar gjithë muajin e Ramazanit.

Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen edhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë myslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve myslimanë mbarë botën. Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se i Madhi Zot ia ka kushtuar një sure të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.

Fjala "Kadr" ka disa kuptime ku njëri prej tyre është dhe nderim ose respektim, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të karakteristikave të saj. Po kështu dhe personi i cili qëndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.

Kuptim tjetër i kësaj fjale është se Kadr don të thotë edhe shtrëngim, në kuptimin se dituria e saktë se kur është kjo natë, është e fshehur në dhjetë netët e fundit të Ramazanit siç do ta shohim më poshtë.

El-Halil ibën Ahmed, një dijetar i njohur ka thënë: "Është quajtur Nata e Kadrit pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i engjujve që zbresin në këtë natë".

Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin e ardhshëm (siç do ta shohim më vonë).

Në një ajet Kur’anor Allahu e quan "Natë të Begatshme" për mirësitë e shumta që u jepet njerëzve.

Publikuar: 26.08.2011 | 03:58
Lexuar: 581 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime