Ai në deklaratën në solemnitet tha se është bërë traditë që ditëlindjen e shqiptares më të njohur në botë ta respektojmë në mënyrë protokollare me buqetë lulesh si Qeveri, si ministra, si institucione kulturore, për arsye se ajo është simbolika më e mirë e Qytetit të Shkupit.
Me rastin e shënimit të 101 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Musa Xhaferi, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi dhe Ministri i Ekonomise Valon Saraçini sot vendosen lule pranë pllakës përkujtimore të shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë.
Xhaferi në deklaratën në solemnitet tha se është bërë traditë që ditëlindjen e shqiptares më të njohur në botë ta respektojmë në mënyrë protokollare me buqetë lulesh si Qeveri, si ministra, si institucione kulturore, për arsye se ajo është simbolika më e mirë e Qytetit të Shkupit.
Xhaferi shtoi se duke e pasur parasysh se ajo e ka konfirmuar botërisht vendlindjen e vet dhe si trashëgimtarë të saj duhet të përhapim vlerat, idetë dhe motivacionet që u ka shërbyer të gjithë njerëzimit, për dashurinë mes njerëzve, për bashkëjetesën dhe solidaritetin.
Në pyetjen e gazetarëve pse manifestime paralele, në shtëpinë memoriale dhe këtu, Xhaferi u përgjigj se është fakt që shteti ka nderuar duke ngrit një shtëpi memoriale, që është muze për nder të Nënës Terezë, por këtu është simbolika, vendi origjinal ku ka qenë shtëpia e dikurshme e familjes Bojaxhiu dhe ne tradicionalisht e bëjmë këtu.
"Sa i përket asaj se institucionet dhe Ministria e Kulturës mund të organizojë aktivitete, kështu ato do të jenë plus dhe janë mirë që organizohen", nënvizoi zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.