Persona të armatosur sulmuan dje kazinon Rojall dhe e dogjën. Ata i urdhëruan njerëzit në kazino që ta lëshojnë ndërtesën, por nga frika shumë persona janë fshehur në të ku edhe e kanë humbur jetën, kumtoi policia.
Të paktën 53 persona e humbën jetën në sulmin mbi një kazino në Meksikën veriore, nga i cili sulm e tërë ndërtesa u kaplua në flakë, ndërsa vizitorët u ngujuan brenda, lajmëruan mediat lokale.
Persona të armatosur sulmuan dje kazinon Rojall dhe e dogjën. Ata i urdhëruan njerëzit në kazino që ta lëshojnë ndërtesën, por nga frika shumë persona janë fshehur në të ku edhe e kanë humbur jetën, kumtoi policia.
Kryeprokurori i shtetit Nuevo Leon, Adrian dela Garsia deklaroi se pret që numri i viktimave të rritet.
Presidenti meksikan Felipe Kalderon e quajti sulmin - akt barbar të terrorit dhe tha se do ta vazhdojë luftën me krimin e organizuar.
Monterrej, një qytet me 4 milion banorë u shndërrua në një ndër vendet me dhunë më të madhe pas vititi 2006 kur Kalderoni filloi me ofensivë kundër narkokartelëve. Të paktën 42 mijë persona e kanë humbur jetën deri më tani. Personat e armatosur arritën para kazinos me katër kamionë. Gazeta Milenio botoi se dje është kryer sulm edhe mbi kazinon në shtetin Koauila nga ana e grupit të personave të armatosur.