Mbi 300 mijë nxënës, 95 mijë prej të cilëve nxënës të shkollave të mesme, sot përfundon viti shkollor 2008/2009. Me rastin e ditës së fundit shkollore, ministri i Arsimit dhe Shkencës do ta vizitojë SHF "Petar Zdravkovski- Penko".
Mbi 300 mijë nxënës, 95 mijë prej të cilëve nxënës të shkollave të mesme, sot përfundon viti shkollor 2008/2009. Me rastin e ditës së fundit shkollore, ministri i Arsimit dhe Shkencës do ta vizitojë SHF "Petar Zdravkovski- Penko".
Rreth 17.000 maturantë apo 75 për qind e numrit të përgjithshëm të cilët e përfundojnë shkollimin e mesëm dhe të cilët dëshirojnë të vazhdojnë në fakultet, nesër dhe të shtunën do t'i japin provimet në dy lëndë eksterne të maturës shtetërore. Gjysmëmaturantëve, ndërkaq u paraprin regjistrimi në shkollat e mesme më 17 dhe 18 qershor.
Ministri i resorit, dje për mediat e vlerësoi si të suksesshëm vitin shkollor 2008/2009, duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mësim fetar dhe vendimi për shfuqizimin e përkohshëm të pjesës së ligjit që ka të bëjë me testimin ekstern, nuk e kanë penguar zhvillimin normal të mësimit.
Gjysmëvjetorin e parë të vitit 2008/2009 e shënoi edhe greva e organizuar nga Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës (SASHK), e cila pas tetë ditësh rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive për arsim fillor dhe të mesëm ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës.
Në këtë vit shkollor, për herë të parë u vendos arsimi i mesëm i detyruar dhe për nxënësit e vitit të parë u siguruan bileta transporti pa pagesë. Nga viti i ardhshëm 2009/2010, nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm do të marrin edhe libra pa pagesë. MASH e filloi edhe transformimin e marrëdhënies së punës së mësimdhënësve, të cilët një periudhë më të gjatë punojnë me kohë të caktuar.