E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përse e urrejnë njerëzit Katherine Heigl? Nëse antipatia është një tregues i popullaritetit, atëherë aktorja mund të mos e vrasë shumë mendjen.
Katherine Heigl, e dashur dhe e pėrēmuar







Përse e urrejnë njerëzit Katherine Heigl? Nëse antipatia është një tregues i popullaritetit, atëherë aktorja mund të mos e vrasë shumë mendjen. Komente të tilla lexohen me mijëra në internet. Po përsëri lind pyetja: përse është kaq e urryer? Fillimisht për dëshirën e saj për të qenë protagoniste kudo; e dyta, sepse është hipokrite dhe së treti, sepse pi duhan. Por mbi të gjitha, kush është Katherine Heigl? Emri të thotë shumë pak, por fytyrën e saj të bukur e njohin shumë.

E famshme me serialin fantastiko-shkencor për adoleshentë, “Roswell”, apo në komedinë “27 fustanet”, tani do të jetë protagonistja e një tjetër seriali me 101 episode që mbledh miliona spektatorë, ndryshe nga “Grey's Anatomy” ku interpreton doktoreshën Izzie Stevens. Në serialet televizive mes ulje-ngritjeve që ka pësuar, Katherine pothuajse gjithmonë ka arritur të tërheqë vëmendjen. Por sigurisht që nuk është ky motivi që të gjithë e urrejnë. Lista e arsyeve është shumë e gjatë. Dalja e saj e fundit jashtë rregullores ishte në talk-show-n e David Letterman-it disa ditë më parë, ku u ankua që në ditën e parë të punimeve në sheshin e xhirimeve të sezonit të gjashtë të “Grey’s Anatomy”. “Kemi punuar për rreth 17 orë në ditë, gjë që mendoj se është vërtet mizore”, - pati thënë ajo në debatin televiziv.

Një ankesë e gjykuar nga shumë media si e pavend, duke parë numrin e lartë të të papunëve në Amerikë në këtë kohë krize. Patrick Goldstein, për “Los Angeles Times” ka cituar fjalët e producentit televiziv dhe blogerit Ken Levine, që në një artikull të titulluar: “Përse e urrej Katherine Heigl”, kishte damkosur kërkesat dhe sjelljet e saj prej dive. Sepse, 17 orë punë producentët e kishin bërë diçka të tillë në mënyrë që ta bënin promovimin e filmit të saj të ri sa më shpejt të ishte e mundur. Nuk mjaftuan as mbrojtjet e T.R Knight, kolegut të saj në “Grey’s Anatomy”, për të zbutur skandalin dhe shtuar paksa simpatinë. Aktori homoseksual e ka pasur më shumë se një problem me një tjetër shok xhirimesh, Isaiah Washington, që në fund u përjashtua nga xhirimet, sepse në dy raste i pati thënë “pederast”, Knight-it.

Katherine Heigl
Kjo ka ndodhur dy vjet më parë, por Heigl nuk humbet rastin për të folur për këtë ngjarje dhe shtypi amerikan ka nisur të interpretojë frazat e saj si dëshirë për t’u dukur. Edhe kohët e fundit ka shpjeguar: “Nuk kam ndërhyrë për arsye politike, por në mbrojtje të ndjenjave të njerëzve. Në mendjen time i kam shumë të qarta gjërat; nuk duhet të plagosësh ndjenjat e të tjerëve. Nuk më interesojnë preferencat e tyre seksuale, raca apo seksi. Jemi të gjithë qenie njerëzore, pjesë të racës njerëzore dhe duhet të jemi të kuptueshëm dhe të sjellshëm me njëri-tjetrin”. Gafat dhe frazat pa kuptim vazhdojnë edhe më tej kur thotë se: “Mjaft më me Michael Richardsapo, Mel Gibson. Është e llahtarshme. Bota është akoma shumë fanatike. Shkoni të shihni ‘Borat’. Nuk kam qeshur me atë film. Vetëm kam qarë. Ishte i tmerrshëm”. Për më tepër, antipatisë që shumica e të pyeturve kanë për të i shtohet edhe çështja e duhanit.

Në Amerikë, që i kushtojnë shumë rëndësi shëndetit, të deklarohesh se ke krijuar varësi nga nikotina konsiderohet një veprim i papranueshëm. Fotot e Katherine, e datëlindjes 1978, e martuar me këngëtarin Josh Kelley, me një cigare në gojë, kanë bërë xhiron në miliona sajte dhe janë shoqëruar me komente të tilla si: “Ja tek shfaqet me një ‘shkop’ që shkakton kancerin mes duarsh”, apo “vazhdo kështu, se nesër do të kesh një lëkurë të ashpër si ajo e krokodilit”. As producentët dhe autorët e “Grey's Anatomy” nuk e durojnë dot, sepse aktorja nuk humbet rastin ta kritikojë direkt ose indirekt këtë serial televiziv. Vitin e shkuar, vendimi për t’u tërhequr nga gara për çmimin “Emy” duke mbështetur faktin se nuk kishte bërë interpretime të duhura për të marrë një nominim të tillë, nuk lumturoi asnjë nga ata që punonin me të. Veprimi u interpretua si një përpjekje për të goditur autorët dhe producentët e telefilmit, me të cilët nuk ndante të njëjtat mendime për personazhin e saj.

Katherine Heigl
Nga ana tjetër, historinë e tumorit që ka pasur, shumë e shohin si një “veprim strategjik për të tërhequr vëmendjen”. Më parë duhej të qeshnin edhe me rrogën e saj, që e konsideronte shumë të ulët në krahasim me të tjerët. Çfarë mund të thuash për këtë deklaratë? “Nuk i duroj dot spektaklet me njerëz që duan të jenë protagonistë. Shoh vetëm filma komikë, të tjerët më fusin akthin”. Katherine nuk është simpatike dhe për Seth Rogen dhe Judd Apatow, të cilët kanë punuar bashkë me të. I pari e akuzon Katherine për hipokrizi, pasi kishte thënë se filmi që kishin luajtur së bashku ishte shumë seksi dhe se i nxirrte gratë si të frustruara dhe pa pikë humori, ndërsa burrat si të dashuruar pas argëtimit. Jo më kot e kanë cilësuar si më e urryera në internet dhe me numrin më të madh të gafave. Nëse klikon me emrin e saj, të dalin më shumë se 500.000 faqe ku përmendet emri i saj dhe fjala urrejtje.

Megjithatë, ka edhe nga ata që e mbrojnë. Ken Tucker, në sajtin e “Entertainment Weekly” ka shkruar se, performanca e saj te “Letterman” ishte e shkëlqyer dhe argëtuese, ndërsa shprehja për 17 orë punë pa ndërprerje ishte thjesht një “grep” për shefat, kur vartësit ankohen gjithmonë se shefat i bëjnë të punojnë shumë. Për Tucker, Heigl duhet të gjejë filma dhe regjisorë më të mirë, sepse ajo nuk dëshiron të jetë vetëm një seks-simbol dhe për një grua në Hollivud, ky është një rezultat i vështirë për t’u arritur”. Ndoshta me ndonjë buzëqeshje më shumë dhe ndonjë batutë më pak të thartë, do t’ia arrijë të mos jetë kaq e urryer, e gjora Katherine Heigl.

Publikuar: 26.08.2011 | 09:01
Lexuar: 908 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime