E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkencat ekzakte dhe ato teknike janë fushat ku më së shumti dominojnë vendet e lira. Kurse, sipas llojit të studimeve, në studimet e rregullta kanë mbetur vende të lira më shumë sesa në ato me korrespondencë.
8000 vende tė lira nė UP







Anita Kadriu

Rreth tetë mijë vende të lira do të ofrohen për studim në afatin e dytë plotësues për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2011/2012 në Universitetin e Prishtinës (UP).

Shkencat ekzakte dhe ato teknike janë fushat ku më së shumti dominojnë vendet e lira. Kurse, sipas llojit të studimeve, në studimet e rregullta kanë mbetur vende të lira më shumë sesa në ato me korrespondencë.

Statistikat zyrtare të Universitetit dëshmojnë se rreth 4 mijë e 619 vende figurojnë të lira tek studimet e rregullta dhe 3 mijë e 133 vende tek ato me korrespondencë.

Për shpalljen e konkursit plotësues, Rektorati ka paralajmëruar dhjetëditëshin e parë të shtatorit si datë të mundshme. UP ka marrë dhe disa vendime të reja para se të hapet konkursi plotësues.

Re k t o r i i Un i v e r s i t e t i t t ë Prishtinës (UP), Mujë Rugova, ka thënë të enjten për “Zërin” se përgatitjet për këtë konkurs janë në proces dhe se shpallja e tij do të bëhet në kuadër të rregullave ligjore.

Ai ka bërë të ditur se kanë mbetur rreth 50 për qind e vendeve të lira nga afati i parë, e të cilat sipas Rugovës, janë të shprehura më shumë tek shkencat teknike dhe ato ekzakte, përfshirë këtu edhe Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe fakultetet teknike në Mitrovicë.

Në këto drejtime, i pari i UPsë ka theksuar se nuk janë paraqitur mjaft studentë. Megjithëse për këto drejtime Universiteti ka ofruar dhe benificione për kandidatët, e të cilat premtohet se do të vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Rugova ka theksuar se përveç mundësisë për të ulur mesataren e studimeve për përfitim të bursës universitare për studentë që studiojnë në këto drejtime, krahasuar me drejtimet tjera, Rektorati “ka biseduar dhe është në bisedime me komuna dhe firma të ndryshme biznesore që të japin bursa për këto fusha, duke rritur kështu tregun dhe prodhimin, pasi shkencat ekzakte, teknike dhe ato bujqësore janë shkenca prodhuese, ndërsa lëmenjtë tjerë janë fusha që menaxhojnë dhe shpenzojnë, nuk prodhojnë”.

Sipas tij, nëse nuk ka ndonjë benifi cion (bursë) për këta kandidatë, nuk ka edhe siguri për

një punë nesër. “Prandaj jemi duke u përpjekur që të gjejmë të gjitha rrugët e mundshme që të stimulojmë studentët”.

Është konfi rmuar edhe vendimi i ri, i cili zhvlerëson vendimin e mëparshëm që ka obliguar kandidatët për studime me korrespondencë me rastin e aplikimit të dorëzojnë edhe dëshmi se janë në marrëdhënie pune.

“Kemi diskutuar edhe çështjen e studentëve me korrespondencë. Kemi vërejtur se ka shumë studentë që nuk e kanë mundësinë të sjellin ndonjë dokument-dëshmi se janë në marrëdhënie pune, dhe po ashtu nuk e kanë mundësinë me qenë të rregullt për shkaqe ekonomike dhe duan të vijnë me korrespondencë, kështu që do të hapet konkursi për studime me korrespodencë pa kërkesë të një dëshmie se janë në marrëdhënie pune, pra nuk do të kufizohen”, ka thënë Rugova, duke shtuar se disa prej kandidatëve kanë qenë dhe në marrëdhënie pune, por nuk kanë arritur të sigurojnë kontrata nga kompanitë ku punojnë.

Rugova ka theksuar se do të shikohen mundësitë e shqyrtimit të drejtimeve ku ka pasur konkurrencë të lartë. Por, nuk ka premtuar rritje të numrit në fakultetet më të preferuara.

“Do të shohim tash sa ka qenë konkurrenca, nëse është plotësuar ai numër definitivisht, por nuk dua të jap ndonjë premtim se do të rritet apo se nuk do të rritet, mendoj të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”. Ndërkaq, ka theksuar se javën e ardhshme do të vendoset për konkursin.

UP për sivjet ka shpallur 16 mijë vende për studim.

Publikuar: 27.08.2011 | 10:00
Lexuar: 588 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime