Sipas paralajmërimeve të para , pjesëmarrës në këtë El-klasike tetovare do të jetë edhe seleksionuesi i ri i Maqedonisë John Toshack me bashkëpunëtorët i cili me siguri është njoftuar se në radhët e këtyre dy skuadrave ka shumë futbollist potencial për fanellën e reprezentacionit
Seleksionuesi ri i Maqedonisë John Toshack të dielën në Tetovë
Derbi i madh Renova Shkëndija që do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë ka zgjuar interesim të madh në mesin punëtorëve të futbollit nga rajoni i pollogut, dhe me gjerë, të cilët kanë paralajmëruar se do të jenë pjesëmarrës ën këtë derbi.
Sipas paralajmërimeve të para , pjesëmarrës në këtë El-klasike tetovare do të jetë edhe seleksionuesi i ri i Maqedonisë John Toshack me bashkëpunëtorët i cili me siguri është njoftuar se në radhët e këtyre dy skuadrave ka shumë futbollist potencial për fanellën e reprezentacionit.
Ai gjithsesi se në radhë të parë do të ndjekë më për së afërmi edhe dy anëtarët e reprezentacionit Ferhan Hasani Buba dhe Muhamed Useini, por dhe ato potencial si Mensur Kurtishi, Izair Emini, Ardian Cuculi...
Derbin e madh tetovar do të përcjell edhe seleksionuesi i U-21, Boban Babunski dhe zëvendësi i tij Husein Kadriu.
Mysafirët e lartë të FFM-së me siguri edhe njëherë do të vërtetohen se në kësi lloji derbi Tetova dinë të krijon atmosfera impozante sportive, të ngjashme nga atje ku vinë vetë John Toshack
Ndryshe kjo është hera e 13-të me radhë që në stadiumin qytetit në Tetovë përballen njëra kundrejt tjetrës Renova e Xhepçishtit dhe Shkëndija e Tetovës si anëtare në elitën e futbollit të Maqedonisë.