E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aimee Mullins, modele dhe atlete, ka lindur pa këmbë, por u bë kampione e vrapit dhe kërcimit. Ka sfiluar në pasarelat e Parisit, është imazhi i një firme kozmetike dhe lufton për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara.
Aimee Mullins: Kur jeta tė vė nė provė





Është bionde, e bukur, ka një diplomë dhe një të kaluar si modele (ka sfiduar edhe për Alexander McQueen), ka qenë aktore por edhe atlete. Prej disa muajsh është ambasadore e “L’Oreal” bashkë me yje si Beyoncé, Eva Longoria e Jennifer Lopez. Aimee Mullins, në jetë ka bërë gjithçka, dhe gjithmonë ka arritur atë që ka dashur. E këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Përveçse është e bukur, e vendosur, flet pak, por është e sigurt në ato që thotë. Komunikimi për të është ura që lidh gjithë botët. “Përpiqem që të mos flas shumë dhe asnjëherë në momentin e gabuar, sepse fjalët janë ato që ndërtojnë urat e komunikimit. Kam dëshirë që gjithçka që them, të transmetohet në mënyrën më besnike të mundshme”. Me pak fjalë, Aimee Mullins mund të jetë një vajzë e zakonshme si gjithë të tjerat, por nuk është kështu. Historia e saj është shumë e veçantë. E rritur në Allentown, në Pennsylvania, vajza e një punëtori dhe një ndihmëse në spitalin e vendit ku jetonin, Aimee lindi me një defekt fizik shumë të rëndë, d.m.th me mungesën e dy gjymtyrëve të këmbëve, ato që na mundësojnë të ecim. Për shkak të këtij deformimi, në moshën 2-vjeçare asaj ju prenë të dyja këmbët, poshtë gjurit. Që atëherë jeton me proteza, me të cilat nisi fillimisht karrierën sportive (ka marrë pjesë në shumë gara dhe konkurse të rëndësishme) dhe pastaj debutoi në botën e spektaklit.

Ndërkaq, prej shumë vjetësh, Aimee shëtiti nëpër botë, duke mbajtur konferenca për diversitetin, për imazhin trupit, mbi mundësitë e barabarta për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbi faktin se sa e rëndësishme është të kesh besim te vetja, duke u ndier e bukur. Edhe roli i saj si ambasadore e “L’Oréal” lidhet me këtë. “Gjithçka nisi dy vjet më parë, mbi një shkrim që kisha bërë mbi të ardhmen e bukurisë. Kishte pasur shumë sukses”.

E ardhmja e bukurisë është një temë shumë impenjative, sidomos në kohët kur jetojmë, që duket se janë të dominuara nga miti i perfeksionit fizik. Si e trajtoni këtë problem në shkrimin tuaj?

Nga një pikëpamje historike. Nëse e mendon, del në përfundimin se bukuria, ndër shekuj është parë gjithmonë si rezultat i një sërë transformimesh. Në veçanti, ajo që doja të theksoja më shumë, ishte e drejta e çdo individi për të ndryshuar veten, për ta rikrijuar jetën dhe për ta modifikuar atë sipas nevojave dhe dëshirave. Me pak fjalë: të çlirohesh nga tirania e një lloji të caktuar bukurie, për të shprehur individualitetin e tij.

Është i njëjti diskutim që bën Lady Gaga. E njihni?

Nuk e kam takuar kurrë personalisht, por njoh filozofinë e saj të jetës. Është e vërtetë, ajo bazohet në të njëjtat ide si unë.

Por nëse Lady Gaga ka 6 milionë fansa në “Twitter”, do të thotë se mesazhi është i rëndësishëm dhe se njerëzit duan ta dëgjojnë.

Me pak fjalë: mesazhi se çdokush mund ta ndërtojë jetën ashtu siç do dhe ashtu siç ka nevojë është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

Shumë mund të mendojnë që, për shkak të problemit tuaj, e keni vuajtur më shumë faktin e një bukurie “normale”.

Nëse në jetë do të kisha qenë realiste dhe nëse do kisha ndjekur standardet e realitetit, nuk do të kisha bërë kurrë atë që kam bërë. Në vend që të bëja atë që për të tjerët ishte normale, e krijova vetë realitetin tim, mënyrën time të të jetuarit, të të qëndruarit në botë.

Ju jeni shumë e vendosur: ndoshta ngaqë mendoni se objektivat në jetë arrihen me shumë vendosmëri?

Karakteri im është ky. Unë jam gatuar kështu. Nuk kam dyshime që disa gjëra i mendoj ndryshe: pasioni për jetën, kurioziteti. Nga ana tjetër, është e pashmangshme të mos mendosh se përvoja e jetës të formon dhe të kalit. I keni lexuar ndonjëherë kujtimet e të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit? Ato janë dëshmi të qarta që tregojnë se ajo që të ndodh, të bën më të vendosur për atë që vjen më vonë.

Ju keni qenë në Kanë, në maj, si ambasadore e “L’Oréal”, ku duhet të paraqiteshit në shumë takime mondane. Nuk duket sikur disa ambiente janë në kundërshtim me betejat tuaja të jetës?

Nuk mendoj se ka asgjë të keqe, përkundrazi. Pastaj nëse mendohesh mirë, arrin në përfundimin se makijazhi dhe veshja janë mjete që të bëjnë të krijosh realitetin tënd, unik dhe personal.

Kur flisni për “realitet unik”, e keni fjalën për gratë apo edhe për burrat?

Për gratë është më e lehtë, për dy arsye. Sepse ato janë mësuar gjithmonë t’ia dalin mbanë, duke qenë se në jetë luajnë shumë role të rëndësishme, duke nisur që nga ai i nënës, gruas, administratores dhe gjithçkaje tjetër për ta bërë jetën më të bukur.

Që fëmijë ëndërronit pasarelat dhe tapetin e kuq?

Po i ëndërroja, atë që nuk imagjinoja ishte fakti se mund t’i prekja.

Publikuar: 28.08.2011 | 10:33
Lexuar: 579 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime