Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë Metju Nimic do ta vizitojë Athinën dhe Shkupin në fillim të korrikut, shkruan sot gazeta greke "To Vima".
Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë Metju Nimic do ta vizitojë Athinën dhe Shkupin në fillim të korrikut, shkruan sot gazeta greke "To Vima".
Qëllimi i vizitës së Nimicit është që ta shqyrtojë gatishmërinë e të dy palëve për mbylljen e kontestit. Paraprakisht, ai do të ketë takime me negociuesit e dy vendeve Ademantios Vasilakis dhe Zoran Jolevski në funksion të përgatitjes së vizitës së korrikut në Greqi dhe në Maqedoni.
"To Vima" e transmeton edhe deklaratën e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov se Maqedonia është e gatshme për kompromis të mençur për emrin i cili nuk do ta dëmtojë identitetin kombëtar maqedonas dhe se fjalën përfundimtare duhet ta thonë qytetarët në referendum.
Bisedimet e fundit formale të mediatorit Nimic me dy negociatorët u mbajtën më 11 shkurt në Nju-jork. Negociatat përkohësisht janë "lënë në pushim" për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në Maqedoni dhe për Parlamentin Evropian në Greqi.