Nga OEM-ja konsiderojnë se rezultatet do të ishin më pozitive nëse masa e tillë do të miratohej në periudhën e dimrit, për shkak se atëherë konsumimi i prodhimeve të tilla është më i madh, ndërsa oferta e pemëve më e vogël dhe më e shtrenjtë.
- Prodhuesit e prodhimeve konditoriale dhe lëngjeve të pemëve janë të kënaqur nga vendimi qeveritar për zvogëlim të shkallës doganore gjatë importit të sheqerit të bardhë prej 30 në 5 për qind, por kërkojnë që kjo masë të vazhdojë edhe pas muajit tetor kur përfundon implementimi i saj.
Masa qeveritare ishte sjellë në muajin janar të këtij viti, ndërsa filloi të zbatohet nga muaji shkurt dhe do të vazhdojë deri në muajin tetor.
"Në programin e Qeverisë për punë 2011-2015, në pjesën e zgjidhjeve doganore dhe tatimore, u projektua që kjo masë do të jetë zgjidhje e përhershme me atë që afati është dhënë gjatë vitit 2012. Kjo është mirë për këtë industri, por me qëllim që të plotësohet periudha prej muajit tetor dhe fillimi i vitit të ardhshëm, prodhuesit kërkojnë pas mbarimit të implementimit të këtij vendimi, të miratohet vendim i ri për zvogëlim të doganës së sheqerit prej 30 më 5 për qind, i cili do të vlejë deri te vendosja e zgjidhjes përfundimtare në pajtim me Programin për punë të Qeverisë", tha Stojmirka Taseva nga Oda ekonomike e Maqedonisë.
Të dhënat statistikore nga Oda tregojnë se efektet e kësaj mase në gjashtë muajtë e parë janë të kënaqshme, respektivisht se është vërejtur rritje e prodhimit dhe e eksportit.
Nga OEM-ja konsiderojnë se rezultatet do të ishin më pozitive nëse masa e tillë do të miratohej në periudhën e dimrit, për shkak se atëherë konsumimi i prodhimeve të tilla është më i madh, ndërsa oferta e pemëve më e vogël dhe më e shtrenjtë.
Prodhuesit e prodhimeve konditoriale dhe lëngjeve të pemëve theksojnë se efektet nga masa qeveritare janë pozitive dhe se janë bërë më konkurrente në treg, por paralajmërojnë se nëse Qeveria nuk sjell vendim të ri për zvogëlimin e shkallës doganore, i cili do të vazhdojë prej 1 nëntorit të këtij viti deri te miratimi i zgjidhjes së përhershme, do të duhen t'i rrisin çmimet nëse rritet çmimi i sheqerit.