E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Disa studime të mëparshme kanë treguar se nëpërmjet duarve të meshkujve mund ta përcaktojmë prirjen e tyre ndaj agresivitetit, si edhe për fuqinë sportive dhe gjindshmërinë. Ndërkohë, studime të tjera kanë gjetur lidhshmëri edhe me ndikimin e tyre në shëndet, siç është prirja për artrit.
Ja cfarė tregon gishti i unazės


Duart e mashkullit me gishta të gjatë, pikërisht ato me gisht të unazës më të gjatë se gishti tregues, mund të flasin për nivel më të madh të agresivitetit, prirje për marrje me sport, por edhe për rrezik nga lëndimet.

Ekspertët norvegjezë kanë realizuar një studim me1 000 meshkuj në moshë mesatare, ndërsa, veç të tjerash, është treguar se meshkujt që janë të prirë t’i lëndojnë gjunjët, e kanë gishtin e unazës dukshëm më të madh se gishti tregues. Ndërkaq, gjasat për lëndim të gjunjëve te këta meshkuj janë 78 për qind.

Disa studime të mëparshme kanë treguar se nëpërmjet duarve të meshkujve mund ta përcaktojmë prirjen e tyre ndaj agresivitetit, si edhe për fuqinë sportive dhe gjindshmërinë. Ndërkohë, studime të tjera kanë gjetur lidhshmëri edhe me ndikimin e tyre në shëndet, siç është prirja për artrit.

Rezultatet e këtyre studimeve, ekspertët i shpjegojnë me anë të nivelit të testosteronit. Kështu, meshkujt që kanë nivel më të lartë të këtij hormoni, e kanë edhe gishtin e unazës më të madh se gishti tregues, ndërsa, veç të tjerash, kjo i bën të jenë edhe më të brishtë.

Shikuar në përgjithësi, meshkujt kanë gisht tregues relativisht më të shkurtër se gishti i unazës, ndërsa te femrat kjo është më pak e shfaqur. Shkak për këtë është ekspozimi më i vogël ndaj testosteronit në mitër.

Publikuar: 29.08.2011 | 19:37
Lexuar: 653 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime