Për shkak të krizës ekonomike këtë vit nuk do të ketë rritje të rrogave të deputetëve dhe administratës publike prej 10 për qind. Këtë vendim e ka marrë qeveria dhe bën pjesë në pakon e masave të ndërmarra për ballafaqim me krizën ekonomike.
Për shkak të krizës ekonomike këtë vit nuk do të ketë rritje të rrogave të deputetëve dhe administratës publike prej 10 për qind. Këtë vendim e ka marrë qeveria dhe bën pjesë në pakon e masave të ndërmarra për ballafaqim me krizën ekonomike.
Deputetët e opozitës akuzojnë qeverinë për mosmenaxhimin e mirë të buxhetit nga ana e tyre.
"Rogat e funcionarëve të emëruar dhe deputetëve janë rregulluar me ligj të vecant. Ndryshimet që u bënë vitin e kaluar parashihnin 10% rritje të pagave edhe për gjithë sektorin publik dhe administratorët duke filluar nga shtatori i këtij viti. Sic është e njohur me vendim të qeveris deri te ajo rritje nuk do të vij dhe tani është e domosdoshme një zgjidhje teknike e cila do të mundësoj që të mos vij deri te ajo rritje", thotë Trajko Sllavevski ministër i Financave.
"Parimisht qeveria kishte projekt joreal kur planifikonte aq shumë rritje të pagave të administratës dhe deputetëve për shkak se praktika më së shumti i kundërshton se atëherë kanë gabuar dhe patjetër duhet të ngrihet rrogat dhe ne do t'i përkrahim këto plotësim ndryshime. Kjo është shenjë se qeveria në mënyrë jo reale ka planifikuar buxhetin, ka parashikuar më shumë të ardhura dhe tani kur nuk ka të ardhura duhet një pjesë të premtimeve ti zvogëloj ose të mos mund ti realizoj dhe duhet ti ngrij rrogat", tha Marjanco Nikollov deputet i LSDM.
Anulimi i 10 për qind të fundit të rritjes së pagave mujore për deputet dhe administratorët që duhej të zbatohet nga shtatori i këtij, do të zgjasë derisa të tejkalohet kriza ekonomike. Rritje të pagave mujore kishte në dy vitet e kaluara prej më shumë se 20 për qind.
Gjyltene Rexhallari