Përveçse stilistja më e famshme daneze, Charlotte Eskildsen është ambasadore për Kryqin e Kuq danez dhe përdor famën e saj në fushën e modës për të sensibilizuar njerëzit në mbledhjen e fondeve për personat në nevojë.
DESIGNERS REMIX është një nga shtëpitë më të famshme të modës daneze pas së cilës qëndron Charlotte Eskildsen, që e ka krijuar firmën në vitin 2002 bashkë me të shoqin. Qëllimi i çiftit ishte të krijonte veshje klasike që nuk vdisnin me kalimin kohës. E frymëzuar thellësisht nga estetika e pastër e arkitekturës daneze, Charlotte influencohet edhe nga skemat e modës ndërkombëtare, si për shembull shiku parisian, të cilit i dedikoi një linjë të tërë veshjesh: DESIGNERS REMIX 2ÈME.
Veshjet e saj i drejtohen grave moderne dhe firma është e pranishme në 22 vende të botës. Me një sërë çmimesh për aktivitetin e saj, Charlotte është tashmë një personalitet i njohur në industrinë e modës skandinave. DESIGNERS REMIX nuk është vetëm një histori mode, por edhe një histori autentike në fushën e biznesit.
Përveç punës për firmën e saj të modës, Charlotte është ambasadore për Kryqin e Kuq danez dhe përdor famën e saj në fushën e modës për të sensibilizuar njerëzit në mbledhjen e fondeve për personat në nevojë. Nga kafetë e mëngjesit në zyrën e saj, Charlotte nuk e harron kurrë bukurinë e gjërave të thjeshta të jetës, dhe as rëndësinë për të bashkëngjitur momentet e bukura në familje me sukseset e arritura në punë: një kompromis tamam skandinav. Charlotte tregon për përditshmërinë e saj: një ose dy kafe me qumësht në mëngjes, një puthje fëmijëve, pastaj në punë me bashkëshortin, që është edhe administratori i firmës.
Çdo ditë dizajnoj, qesh shumë dhe kujtoj shpesh se duhet ta jetoj jetën dhe të vlerësoj bukurinë e gjërave të thjeshta. Ajo tregon për modën daneze dhe në përgjithësi për atë skandinave. Skena ku operohet është ajo skandinave. Danimarka është shumë e vogël. Gruaja më e famshme e botës së modës daneze tregon për atë çka e bën atë të veçantë. Mundohem gjithmonë të dizajnoj veshje që nuk u ikën moda kurrë dhe gjithmonë kam qenë për ndërthurjen mes moderneve dhe klasikes. E veçanta ime qëndron tek elementët arkitektonikë që unë i përdor në çdo fazë të procesit të dizajnit.
Punët e mia anojnë gjithmonë nga abstraktja. Si stiliste dhe si grua, ajo tregon për veshjet që çdo grua duhet të ketë në gardërobën e saj: fustani i zi mbi gju dhe veshjet për mbrëmje të veçanta. Këto duhet të jenë në gardërobën e çdo femre. Ato mund të shndërrohen si në veshje klasike, ashtu edhe moderne. Linja e saj e dytë e veshjeve, DESIGNERS REMIX 2ÈME, është frymëzuar nga Franca. Por çfarë është për të shiku parisien? Është akoma i dukshëm në rrugët e Parisit apo është thjesht një koncept global i bazuar në një mit? Mendoj se është luk dhe sjellje së bashku. Shiku parisian mund të mishërohet, edhe pse mund të gjendesh në New York. Gjithçka qëndron në mënyrën se si vishen veshjet. E adhuroj Parisin dhe adhuroj faktin se parisienet janë gjithmonë të pagabueshme në luk, ndryshe nga gratë daneze. Charlotte thotë se i pëlqen të miksojë elementë femërorë me ata mashkullorë, të lehtën me të rëndën. I pëlqejnë kontrastet.
Ngjyra e saj e preferuar është e zeza dhe për mënyrën se si vishet vetë tregon: mbyll sytë dhe marr në dollap një veshje, çtë më zërë dora. Me siguri që diçka do jetë e zezë. Në dollapin tim kam shumë veshje me këtë ngjyrë, sepse e kam shumë të lehtë ti kombinoj, pavarësisht stinëve të vitit. Ajo tregon se në çantën e saj ka gjithmonë iPad-in, iPhone-in, disa çokollata të vogla, pasaportën, syzet e diellit, blloqet dhe lapsat për të dizajnuar, ndërsa në tavolinën e punës; libra, albume për skica, objekte të vogla arti. Koleksioni i saj i fundit quhet City of Angels. Dhe, për ta realizuar është frymëzuar nga arkitektura e Los Angelos-it: grataçiela postmoderne dhe ndërtime ndryshe. Për të, Los Angelos është shtëpia-ikonë e piktorit britanik, David Hockney, e kuqe dhe me një pishinë luksoze. Quhet A Bigger Splash, dhe është pikërisht kjo shtëpia nga janë frymëzuar ngjyrat e koleksionit tim të ri, - thotë ajo. Charlotte Eskildsen flet edhe për evoluimin e modës daneze në këto vitet e fundit.
Eva Kruse në Danish Fashion Institute, ka bërë një punë të mrekullueshme duke arritur ta bëjë Kopenhagën një lokalitet të rëndësishëm për modën europiane. Java e modës skandinave ka një atmosferë nordike dhe në dy vitet e fundit kanë arritur të kenë një njohje më të gjerë. Ajo nuk mendon se stili i markës është thjesht lokal: DESIGNERS REMIX është një markë ndërkombëtare. Ne jemi të pranishëm në 22 vende. Jemi pjesë e programit zyrtar të Copenhagen Fashion Week, ku publiku është ndërkombëtar. Ajo e ka shumë për zemër edhe rolin e ambasadores për Kryqin e Kuq: misioni im është të sensibilizoj njerëzit për donacione çdo vit.