E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konservatorët komunistë organizuan një grusht shteti kundër Mikail Gorbaçovit, 20 vjet më parë, dhe menjëherë pas tij, Bashkimi Sovjetik u shemb dhe pushoi së ekzistuari. Së fundi kanë dalë disa dokumente të fshehta, në të cilat tregohet se sa i dëshpëruar ishte lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Gorbaçovi, ndërsa luftonte për të mbajtur pushtetin dhe se si iu lut Gjermanisë për para, për të shpëtuar vendin e tij/
Gorbi dhe dokumentet e fshehta tė grushtit tė shtetit ‘91







Ka një moment, një vendim të vetëm, që disa njerëz ende e mbajnë rezervë edhe sot kundër Mikail Gorbaçovit, edhe 20 vjet më pas. Gorbaçovi, lideri i fundit i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe Presidenti i fundit i këtij bashkimi, gruaja dhe njerëzit e besuar, arritën që t’i mbijetonin një tentative për grusht shteti nga KGB, lidershipi ushtarak dhe ministri i Brendshëm. Ata u rikthyen në Moskë, pas arrestit shtëpiak në shtëpinë e pushimit të Gorbaçovit në bregdetin e Krimesë. Avioni u ul në tokën e kryeqytetit më 22 gusht të vitit 1991, në orën 2:30 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Gjatë tri ditëve të fundit, 60 mijë njerëz kishin zënë vend para Shtëpisë së Bardhë Ruse, Parlamentit të Republikës Sovjetike, që ishte shndërruar në bastion të mbështetësve të Gorbaçovit. Kur ata dëgjuan në radio se ai ishte liruar nga arresti shtëpiak në Gadishullin e Krimesë, nisën që të thërrasin “Presidenti, Presidenti”, dhe u vunë në pritje të shfaqjes së Gorbaçovit, që në atë kohë ishte 60 vjeç.

Por Gorbaçov, i cili u la i lirë vetëm nga frika e kryesuesve të grushtit të shtetit, për njerëzit e tyre, në vend që të dilte para mbështetësve, i tronditi keqas ata, duke shkuar jo në shesh, por në shtëpinë e tij, ku kaloi darkën dhe mëngjesin për të shkuar në Kremlin të nesërmen. Për standardet e sotme, ishte një gafë e pakrahasueshme, por tri ditët e arrestit shtëpiak në Gadishullin e Krimesë, jo vetëm futën në konfuzion vendin, por me sa duket prishën edhe balancën e brendshme të Gorbaçovit dhe veçanërisht atë të së shoqes, Raisa. Ajo e pagoi çmimin më të lartë për ato tri ditë, sepse pësoi një goditje dhe pati probleme me të folurit e më pas u paralizua në njërën pjesë të trupit. Por stresi i atyre ditëve kur po shkoqej perandoria 69-vjeçare duket se ishte shumë i madh për t’u përballuar nga Gorbaçovi. Dhe tani, në vend të tij, kishte nisur që të shkëlqente ylli i një personi që kishte qenë i mbrojturi i tij, Jelcini. Ky i fundit nisi menjëherë lëvizjet dhe ndaloi aktivitetin e Partisë Komuniste duke e shndërruar Gorbaçovin në një president pa shtet dhe pa kontroll ndaj së vetmes republikë të mbetur tashmë, Rusisë. Vetë Gorbaçovi nuk e kishte idenë se çfarë do t’i ndodhte familjes gjatë javëve në vijim dhe nuk kishte as idenë më të vogël as se çfarë do të ndodhte me vendin dhe fatet e tij dhe duke dëgjuar të shoqen, nisi që të digjte të gjitha shkresat, letrat dhe dokumentet që kishte pasur deri më atëherë. Hodhi në zjarr 25 ditarë me shënime gjatë jetës dhe të vetmin që ruajti, ishte një ditar privat. Njëzet vjet më pas ai nisi që të flasë sërish për atë ngjarje me një gazetë ruse. Ndërkaq u ruajtën edhe letrat e tij zyrtare të gjashtë viteve në të cilat kishte qenë në pushet. Ai i mori ato kur njoftoi dorëheqjen si president sovjetik në fund të vitit dhe ia dhuroi fondacionit që mban emrin e tij. Që nga ajo kohë, rreth 10 mijë dokumente janë ruajtur në arkivat e fondacionit në Moskë dhe ato përfshijnë arkiva personale dhe këshilla e materiale të këshilltarëve të tij për politikën e jashtme.

Letrat ilustrojnë fundin e një periudhe, atë të eksperimentit të madh komunist dhe përfshijnë shënime pas takimeve me liderë të huaj, rekomandime, copëza dialogësh dhe bisedash e të tjera.

T’i lexosh këto dokumente, të duket sikur kthehesh pas në kohë. Që në fillim flasin për mijëra problemet e një sistemi të degraduar dhe të kalbur, që ishte në prag të kolapsit, të një politike të jashtme shumë problematike, që nuk po i bënte dot ballë zgjimit të vendeve të tjera ish-komuniste të Europës Lindore. Në krye të vendit ishte Gorbaçovi, dikur një zyrtar i vogël i një province, i cili vinte re gjithë situatën e fundit të viteve ‘80. Në materiale flitet edhe për pakënaqësinë e Byrosë Politike për punën që bënin partitë komuniste në botë. Sipas tyre, edhe pse jepeshin miliona e miliona dollarë në ndihma, propaganda në favor të komunizmit, linte shumë për të dëshiruar. Këto miliona paguheshin në një kohë kur Bashkimi Sovjetik vuante për sheqer dhe për vezë, madje edhe vodka nuk gjeje dot lehtësisht në dyqane. Disa nga këto dokumente Gorbaçov i ka përdorur në librin e tij dhe të tjera pritet që të dalin në ditët e ardhshme.

Publikuar: 30.08.2011 | 14:48
Lexuar: 531 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime