E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tarkan deklaroi se ka pasur dëshirë t'ua jep pagën e tij studentëve që para se të zgjidhet për deputet në zgjedhjet parlamentare të 12 qershorit.
Njė deputet turk gjithė pagėn e tij do ta dorėzojė pėr bursa studentore









Një deputet turk nga Partia e aksionit kombëtar gjithë pagën e tij do ta japë për bursa të studentëve nga rajoni Koxhaeli, në Turqinë veriperëndimore.

Latfa Tarkan do t'ua japë pagën e tij të deputetit në periudhë prej katër vite 50 studentëve, të cilët në këtë mënyrë do të marrin bursë mujore nga 200 lira turke (79 euro).

Tarkan deklaroi se ka pasur dëshirë t'ua jep pagën e tij studentëve që para se të zgjidhet për deputet në zgjedhjet parlamentare të 12 qershorit.

Erxhan Topaxha, vali në rajonin Koxhaeli, prej nga Tarkan u zgjodh për deputet, e shënoi këtë gjest si "shembull i mirë për filantropinë e popullit turk".

Studentët do të kandidohen për bursë në periudhën prej 1 deri 3 shtator, me ç'rast dhjetë prej tyre do të zgjidhen nga Tarkani, ndërsa 40 të tjerë nga autoritetet lokale të Koxhaelit.

Publikuar: 30.08.2011 | 20:33
Lexuar: 535 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime