Noda, i parë si konservator fiskal, do të përballet me një mori problemesh, përfshirë rimëkëmbjen e pas-cunamit, krizën bërthamore, ekonominë e ngadaltë dhe rritjen e juanit.
Parlamenti i Japonisë ka zgjedhur ish-ministrin e Financave, Joshihiko Noda, në postin e kryeministrit të vendit.
Ai do të jetë kryeministri i gjashtë i Japonisë në pesë vjet. Votimi pro Nodës pason zgjedhjen e tij kryetar të Partisë Demokratike të hënën.
Noda, i parë si konservator fiskal, do të përballet me një mori problemesh, përfshirë rimëkëmbjen e pas-cunamit, krizën bërthamore, ekonominë e ngadaltë dhe rritjen e juanit.
Ai pason Naoto Kanin, i cili sot ka dhënë dorëheqje zyrtarisht nga posti i kreut të ekzekutivit.