Çështja me garancitë u paraqit pasi që agjencia ndërkombëtare për rejting Mudis njoftoi se vendet e eurozonës, të cilat po përpiqen ta bindin Greqinë që të japë garanci me paraqitjen e mjeteve konkrete për lëshim të ndihmës financiare rrezikojnë ta ngadalësojnë lëshimin transhës së ardhshme për vendin, me ç'rast paraqitet rrezik që ajo të bankrotojë.
Çështja me garancitë nuk do ta pengojë realizimin e huasë së dytë për Greqinë, deklaroi kryetari i Bankës Evropiane Qendrore, Zhan Klod Trishe.
Ai shpjegoi se suksesi i programit stabilizues grek varet nga vendosmëria dhe përkushtueshmëria e autoriteteve greke dhe bëri thirrje për realizim urgjent të vendimeve të miratuara në samitin e liderëve të vendeve të eurozonës më 21 korrik në Bruksel, me të cilat është paraparë që Greqia ta marrë kreditën e dytë shpëtuese.
Çështja me garancitë u paraqit pasi që agjencia ndërkombëtare për rejting Mudis njoftoi se vendet e eurozonës, të cilat po përpiqen ta bindin Greqinë që të japë garanci me paraqitjen e mjeteve konkrete për lëshim të ndihmës financiare rrezikojnë ta ngadalësojnë lëshimin transhës së ardhshme për vendin, me ç'rast paraqitet rrezik që ajo të bankrotojë.
Në samitin e jashtëzakonshëm të eurozonës në korrik u dakordua pakoja e dytë shpëtuese për Greqinë. Në marrëveshjen dypalëshe Athina pranoi t'i dorëzojë Finlandës garanci për pjesën financiare nga kredia shpëtuese, me ç'rast garanci të këtilla kërkuan edhe Austria, Holanda, Sllovakia dhe Sllovenia.
Greqia muajin e ardhshëm duhet të marrë transhë prej tetë miliardë dollarë nga huaja e parë shpëtuese, shuma e të cilës është 110 miliardë euro.