Më 2 shtator të gjitha shkollat me mësim të shkurtuar që të shmangen pasojat nga vala e nxehtë.
Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni të premtën (2 shtator) do të kenë mësim me orar të shkurtuar, në pajtim me rekomandimet e Komisionit për parandalim të pasojave nga valët e nxehta pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Rekomandohet që mësimi të zhvillohet deri në orën 12 me çka do të shmangeshin pasojat nga vala e nxehtë e cila pritet këtë dit.
Këto rekomandime të Komisionit të dërguara deri te Qeveria, me qëllim të parandalimit të pasojave të dëmshme për shëndetin tek grupet e ndryshme të banorëve, sot në konferencë shtypi i prezantuan ministri i Shkencës dhe Arsimit dhe ai i Shëndetësisë, Pançe Kralev dhe Nikolla Todorov.
"Me qëllim që të shmanget kjo valë e nxehtë e cila pritet në ato orë, mësimdhënësit do të duhet të gjejnë mënyrë që një pjesë të mësimit ta transferojnë në ndonjë ditë tjetër ose të bëjnë disa ndryshime në ditën e lëndës. Nga e hëna do të ketë mësim normal. Të enjten është dita e parë në shkollë dhe presim se nuk do të jetë orar i plotë pune", tha Kralev.
Ministri Todorov theksoi se Komisioni për parandalim të pasojave nga valët e nxehta më 29 gusht ka mbajtur takim pune në të cilën është shqyrtuar gjendja aktuale me rrethanat kohore dhe është konfirmuar se është e mundur paraqitja e valës së nxehtë nga faza e verdhë më 2 shtator.
"Në pajtim me planin e miratuar aksional për parandalim nga valët e nxehta mbetet të vlejnë edhe mëtej masat e përgjithshme për parandalim nga koha e nxehtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Për shkak të temperaturave të larta për këtë periudhë dhe mundësia për paraqitje të sëmundjeve infektuese rekomandohet në shkolla mirëmbajtje e rregullt e higjienës, mirëmbajtje e higjienës personale me larje të rregult të duarve, shmangie të konsumimit të ushqimit që prishet lehtë dhe ruajtjes së saj joadekuate", theksoi Todorov.
Ai shtoi se shembullin pozitiv të Republikës së Maqedonisë për zbatim të Planit aksional për mbrojtjen e banorëve nga nxehtësia, e ka regjistruar edhe organizata Botërore e Shëndetësisë e cila në internet faqen e saj më 23 gusht e ka dhënë shembullin e Maqedonisë si vend me qasje mirë të organizuar në mbrojtjen e qytetarëve për rajonin evropian i cili numëron 53 vende.
"Kjo pikëpamje pozitive e gjërave e OBSH-së për atë se si është organizuar Republika e Maqedonisë në këtë pjesë për ne paraqet kënaqësi e madhe", theksoi Todorov.
Ministri Kralev theksoi se do të vazhdojn ë ta ndjekin gjendjen me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Komisionin relevant dhe në qoftë se ka nevojë për masa të mëtejshme gjatë javës së ardhshme do t'i ndërmarrin në kohë dhe do t'i informojnë shkollat dhe të gjithë të rrezikuarit.
"Do t'i informojmë komunat dhe shkollat gjatë ditës së nesërme dhe presim që të premtën kjo masë të zbatohet", shtoi Kralev.
Kryetari i Komisionit për mbrojtje të popullatës nga valët e nxehta pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Vlladimir Kendrovski tha se bëhet fjalë për fazën e gjelbërt, për fazë për kujdes.
"Rekomandimet u dedikohen posaçërisht popullatës të rrezikuar për ekspozim të drejtpërdrejt të Diellit dhe për këtë arsye është rekomanduar që mësimi të përfundojë deri në orën 12 për shkak se e dimë se pjesa më e nxehtë e ditës regjistrohet në orën 17", theksoi Kendrovski.