E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas gazetës, kërkesa e Rusisë dhe e Serbisë për deklaratë me të cilën u dënua përdorimi "i njëanshëm" i dhunës nga ana e Prishtinës është bllokuar.
OKB-ja nuk e dėnoi aksionin e Kosovės nė veri





Në mbledhjen e djeshme, kushtuar situatës në Kosovë, Këshilli i Sigurimit i KB-së nuk e dënoi aksionin "e njëanshëm" të Prishtinës, më 25 korrik dhe përpjekjen e saj për të ndryshuar realitetin në terren, shkruan e përditshmja e "Politika" e Beogradit, duke iu referuar burimeve diplomatike në Nju-Jork.

Sipas gazetës, kërkesa e Rusisë dhe e Serbisë për deklaratë me të cilën u dënua përdorimi "i njëanshëm" i dhunës nga ana e Prishtinës është bllokuar.

Qëndrimin e Serbisë që me deklaratën presidenciale të KS-së të dënohej Prishtina e kanë mbështetur Kina, Brazili, India, Afrika e Jugut, Libani dhe Gaboni. Ndër vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, që nuk e kanë njohur Kosovën, janë edhe Bosnja e Hercegovina dhe Nigeria.

Kundër deklaratës presidenciale janë SHBA-ja, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Portugalia dhe Kolumbia.

Vendet që kundërshtuan deklaratën presidenciale nuk kanë dashur vetë të propozojnë ndonjë deklaratë me përmbajtje tjetër, por thjeshtë kanë refuzuar diskutimin për një gjë të tillë.

Turqia ka shprehur interesim që në mënyrë më të drejtpërdrejtë të kyçet dhe të ndërmjetësojë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, duke e pasur parasysh suksesin e arritur në ripërtëritjen e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Bosnjës, deklaroi shefi i diplomacisë turke Ahmet Dautogllu. Ai theksoi se Ankaraja i kushton vëmendje të madhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Publikuar: 31.08.2011 | 11:37
Lexuar: 278 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime