Tirana politike ishte më e përfaqësuara. Grupin e udhëheqësve të Shqipërisë të pranishëm në festën e 60 të Pacollit i printe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi me bashkëshorten. Vijonte më pas Edi Rama me të shoqen e tij; Princi Lekë me bashkëshorten, Elia Zaharia.
Gjashtëdhjetë vjetori i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit në Kosovë, ka mbledhur krerët më të lartë të politikës shqiptare në Shqipëri e Kosovë. Po ashtu, disa bij presidentësh të vendeve më të rëndësishme të Afrikës ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë, që u zhvillua të martën mbrëma, në vilën e tij në Hajvali të Prishtinës.
Tirana politike ishte më e përfaqësuara. Grupin e udhëheqësve të Shqipërisë të pranishëm në festën e 60 të Pacollit i printe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi me bashkëshorten. Vijonte më pas Edi Rama me të shoqen e tij; Princi Lekë me bashkëshorten, Elia Zaharia.
Më pas nënkryetari i Parlamentit Vangjel Tavo, ish kryeministri Meta me bashkëshorten, ministri i ekonomisë Nasip Naço, ish kryetari i bashkisë së Durrësit, Lefter Koka.
Një prani e dendur e njerëzve të medias ku shquante pronari i Klan-it, Aleksandër Frangaj, Zamir Mane, njeri i biznesit dhe i mediave, Blendi Fevziu, etj. Bashkë me ta ishte dhe bosi i ARMO-s, Rezart Taçi.
Krerët më të lartë institucionalë të Kosovës, me përjashtim të kryetarit të parlamentit ishin gjithashtu të pranishëm në festë. Presidentja Atifete Jahjaga, ishte për të nderuar paraardhësin, por dhe homologun e Shqipërisë. Kryeministri Hashim Thaçi, kreu i opozitës Isa Mustafa, disa zëvendëskryeministra, përfaqësues të minoriteteve të Kosovës, ashtu dhe figurat më të shquara të elitës kulturore, letrare dhe artistike të Kosovës.
Në ceremoni merrnin pjesë dhe personalitete të rëndësishëm nga kontinenti afrikan, si disa djem presidentësh të vendeve të rëndësishme si Nigeria, etj.
Festa e 60 vjetorit të Pacollit u prish pak nga një shi i dendur që pengoi fillimin e ceremonisë së menduar të zhvillohej jashtë. Por kjo zgjati vetëm pak dhe festa me praninë e këngëtarëve të shquar Eli Fara, grupit Korona nga Kosova, etj. vazhdoi nën moderimin e Sonila Meços.
Ditëlindja u shndërrua kështu jo thjesht në një eveniment të jetës mondane të Prishtinës, por dhe në tubim i madh politik i cili grumbulloi krerët më të lartë të politikës së Shqipërisë dhe Kosovës, disa prej të cilëve janë rivalë të fortë me njeri tjetrin.
Ndaj nuk ka çudi që rreth këtij evenimenti të krijohen thashetheme të mëdha politike që do ushqejnë jetën e vakët politike në dy vendet në fundin e verës, dhe rubrikat mediatike të specializuara apo dhe ato politike. (zëri)