E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jesper Just përpiqet të përkthejë relacionin seksual të personazhit femër pa ndërtuar forma narrative të lexueshme apo dialogë me konkluzione, duke i ofruar në këtë mënyrë karakterit të Benedikte Hanse thellësinë e peizazhit skandinav.
Tiranė: Prezantohet filmi “A Voyage in Dwelling” i danezit Jesper Just








Pas New York-ut, Gjermanisë, apo Londrës, artisti danes Jesper Just ka zgjedhur Tiranën, një metropol gati gati dramatiko-artistik për të prezantuar veprën e tij “A Voyage in Dwelling”.

Imazhet e kësaj vepre do të prezantohen të enjten më 1 shtator në ora 20.00 në Tirana Art Center, pas një bashkëpunimi me Tirana ekspres. Ky film karakterizohet nga një atmosferë enigmatike, me dramaticitet intensiv. Sensi anti-narrativ në film është tipik në të gjithë filmat e Jesper Just, dhe duke u gërshetuar me detajin emocional krijohet nië panoramë e pazakontë.

Duke përshkruar aksionin në vepër tek “A Voyage in Dwelling” konfigurohet heroi i vetëm i skenës, profili i aktores daneze Benedikte Hanse. Atmosfera virtuale që përshkruan udhëtimi i saj seksual përshtatet në forma dhe variete të larmishme fizike dhe psikologjike.

Filmi trajtohet me një simbolikë të hekurt dhe vendoset në një peizazh emblematik ku gjendia psikologjike e personazhit sygjestionon çdo detaj. Jesper Just përpiqet të përkthejë relacionin seksual të personazhit femër pa ndërtuar forma narrative të lexueshme apo dialogë me konkluzione, duke i ofruar në këtë mënyrë karakterit të Benedikte Hanse thellësinë e peizazhit skandinav.

Jesper Just ka lindur në Copenhagen më 1974 dhe jeton e punon në New York. Ai ka ekspozuar githashtu në Australian Center for Contemporary Art Melbourne, Australia, Musée d’Art Moderne Grand-Duc Jean, Luxembourg, Zentrum für Kunst und Medientechnologie Karlsruhe, Germany, BALTIC Centre for Contemporary Art Gateshead, England, Galerija VARTAI Vilnius, Lithuania, Tampa Museum of Art, USA, Museum of Contemporary Art Detroit, USA, Galerie Emmanuel Perrotin Paris, France, Brooklyn Art Museum Neë York, USA, La Casa Encendida Madrid, Spain, S.M.A.K Ghent, Belgium, Kunsthalle Vienna, Austria, Miami Art Museum, USA, Moderna Museet Stockholm, Sëeden etj.

Publikuar: 31.08.2011 | 14:35
Lexuar: 534 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime