E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tyre, ngasja e çdo ditshme e biçikletës për 30 minuta ndikon në uljen e rrezikut nga sulmi në zemër për madje 82 për qind, derisa rreziku nga vdekja e parakohshme nga çfarëdo pasoje shëndetësore zvogëlohet për më shumë se 50 për qind.
Ngasja e biēikletės mund tė zgjasė jetėn pėr pesė vjet






Personat që ngasin biçikletën mbi gjysmë ore në ditë kanë shumë më pak gjasa që të pësojnë sulm në zemër, thonë ekspertët.

Sipas tyre, ngasja e çdo ditshme e biçikletës për 30 minuta ndikon në uljen e rrezikut nga sulmi në zemër për madje 82 për qind, derisa rreziku nga vdekja e parakohshme nga çfarëdo pasoje shëndetësore zvogëlohet për më shumë se 50 për qind.

Ata që ngasin biçikletën më shpejt jetojnë deri në pesë vjet më shumë se sa ata që ngasin biçikletën më ngadalë, thuhet në studimin 20-vjeçar të universitetit të spitalit Bispebjer Kopenhagë.

Meshkujt, të cilët ngasin biçikletën me shpejtësi mesatare jetojnë 2,9 vjet më gjatë, derisa femrat jetojnë 3,9 vjet më gjatë se sa ato që ngasin më ngadalë.

Biçikletistët e shpejtë, të cilët kalojnë më shumë se një orë më ditë në biçikletë, kanë shanse më të mira për t’iu shmangur vdekjes së parakohshme nga çfarëdo arsye shëndetësore, thonë shkencëtarët.

Aktivitetet e rregullta fizike ulin rrezikun nga problemet shëndetësore, përfshirë mbipeshën, kancerin, diabetin, depresionin dhe sëmundjet e zemrës.

“Megjithatë, nëse filloni të merreni me ushtrime duhet të nisni me ritëm të ngadaltë, pasi që përpjekjet e mëdha mund të shkaktojnë probleme me zemër, thotë profesori Peter Vajnsbeg nga shoqata britanike “Zemra”.

Publikuar: 31.08.2011 | 18:43
Lexuar: 509 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime