Franca sot kthehet në komitetin e NATO-s për planifikim të mbrojtjes, me çka vendi përsëri integrohet në strukturat ushtarake të Aleancës pas mungesës 43-vjeçare.
Franca sot kthehet në komitetin e NATO-s për planifikim të mbrojtjes, me çka vendi përsëri integrohet në strukturat ushtarake të Aleancës pas mungesës 43-vjeçare.
Ministri francez i Mbrojtjes, Erve Moren, për herë të parë pas më shumë se 40 viteve, do të marrë pjesë në mbledhje të komitetit për planifikim të mbrojtjes.
Një burim anonim në NATO theksoi se Franca po kthehet në Komitet, në momentin kur një oficer i saj, gjenerali Stefan Abril u emërua shef i Komandës për transformim, me seli në Norfolk, Virxhini. Abril do ta ndërmarrë funksionin më 10 shtator nga gjenerali amerikan, Xhejms Matis.
Është paraparë që Abril, me ministrat e mbrojtjes të Aleancës do të bisedojë për forcat për reagim të shpejtë, në krye të së cilave duhet të emërohet një gjeneral tjetër francez, Filip Stolc. Selia e forcave për reagim të shpejtë është në Lisbonë.
Forcat për reagim të shpejtë për SHBA dhe Britani të Madhe janë forcë rezervë, përderisa Franca dëshiron që ato të bëhen pjesë ushtarake kryesuese e NATO-s. Ata, edhe krahas parashikimeve për të numëruar 25.000, deri më tani asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në aksion.
Në vitin 1966, presidenti i atëhershëm francez, Sharl De Gol vendosi që Parisi të tërhiqet nga strukturat ushtarake të NATO-s, pasi që nuk arriti ta pakësojë rolin dominant të Uashingtonit në Aleancën Veriatlantike.