E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë rast, përgëzimet e mia më të sinqerta shkojnë për nxënësit të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore, duke u dëshiruar së pari shëndet të mirë dhe lumturi, e më pas disiplinë dhe rezultat.
Osmani pėrgėzon nxėnėsit









Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2011/2012 përgëzon nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit, e në veçanti nxënësit e klasave të para.

“Të dashur nxënës dhe të nderuar mësimdhënës, ju uroj përzemërsisht fillimin e vitit të ri shkollor 2011/2012, me dëshirë dhe me besim se këtë vit do të tregoni suksese më të mira.

Me këtë rast, përgëzimet e mia më të sinqerta shkojnë për nxënësit të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore, duke u dëshiruar së pari shëndet të mirë dhe lumturi, e më pas disiplinë dhe rezultat.

Komuna e Gostivarit ka dëshmuar se një nga prioritet më kryesore ka pasur ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor dhe investimet në infrastrukturën e arsimit.

Duke pasur gjithnjë parasysh se investimi në arsim është investim për ardhmërinë e shoqërisë, ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në përmirësimin e kushteve materiale, financiare dhe kuadrovike në shkollat fillore dhe të mesme” thuhet në urimin e kryetarit Osmani.

Zilja e shkollës sot cingëroi në të gjitha shkollat dhe sipas të dhanve të Shërbimit të arsimit pranë Komunës së Gostivarit, të gjitha shkollat janë të përgatitura për një nsmë të mbarë të vitit të ri shkollor 2011/2012.

Publikuar: 01.09.2011 | 12:57
Lexuar: 572 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime