E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Mustafës është absurde që përfaqësuesja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri të bisedojë me shefin e ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq, për shkak se ky i fundit përkrah strukturat paralele dhe krimin e organizuar në veri të Kosovës.
S’bisedohet me Stefanoviqin










Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë të enjten se Kosova nuk duhet që të hyjë me çdo kusht në bisedime me Serbinë dhe ajo duhet të vendosë kushte të qarta në mënyrë që Serbia të heqë dorë nga strukturat paralele dhe krimi i organizuar në veri.

Sipas Mustafës është absurde që përfaqësuesja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri të bisedojë me shefin e ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq, për shkak se ky i fundit përkrah strukturat paralele dhe krimin e organizuar në veri të Kosovës.

“Duhet të zgjedhim se me kënd ne do të bisedojmë, sepse është absurde që përfaqësuesi jonë të bisedojë me njeriun, i cili bashkëpunon edhe i organizon strukturat kriminale në veri të Kosovës, përkrah mbylljen e rrugëve dhe shprehet që ai territor është territor i Serbisë. Në këtë rast duhet ta ruajmë dinjitetin, por do ta ruajmë sovranitetin e vendit tonë dhe duhet të flasin me ata që shprehin haptas pretendime ndaj një pjese të territorit të një vendi”, ka thënë Mustafa, raporton Express.

Për më tepër, kreu i LDK-së ka sugjeruar që Kuvendi i Kosovës duhet të marrë një vendim tjetër nëse duhet të shkohet apo jo në këto bisedime pas rrethanave të fundit të krijuara në veri.

Publikuar: 01.09.2011 | 14:26
Lexuar: 228 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime