Makineta e parë që shpërndan kuponat është instaluar tashmë, ndërsa të tjera do të pasojnë. Në Bon, prostitutat që e ushtrojnë aktivitetin në apartamente dhe lokale të posaçme paguajnë rregullisht taksat, ndërsa që prej të hënës, nga ky rregull nuk do të përjshtohen më as ato të rrugës.
Prostitutat e rrugës në Bon të Gjermanisë i paguajnë tashmë taksat përmes një sistemi të ngjashëm me atë të biletave të parkimit. Për të ofruar shërbimet e tyre, duke qenë njëkohësisht në rregull me autoritetet tatimore, punonjëset gjermane të seksit duhet të tërheqin një biletë me vlerë 6 euro në natë nga makinetat e instaluara nga Zyra Federale e Taksave.
Për të mbushur arkën e komunës, qyteti me 320 mijë banorë ka vendosur të vjelë taksat edhe nga prostitutat e rrugës. Nëse ato duan të vazhdojnë aktivitetin, duhet të paguajnë biletën prej 6 eurosh në natë. Makineta e parë që shpërndan kuponat është instaluar tashmë, ndërsa të tjera do të pasojnë. Në Bon, prostitutat që e ushtrojnë aktivitetin në apartamente dhe lokale të posaçme paguajnë rregullisht taksat, ndërsa që prej të hënës, nga ky rregull nuk do të përjshtohen më as ato të rrugës.
Inspektorët e Agjencisë Federale do të verifikojnë zbatimin e rregullit, pasi pajisja me kupon është e detyrueshme. Prostitutat që nuk kanë një biletë të tillë të vlefshme rrezikojnë të gjobiten apo tu ndalohet ushtrimi i aktivitetit në trotuaret e qytetit, kanë bërë të ditur autoritetet vendore.
Për shkak të numrit të madh të prostitutave në lagjet me drita të kuqe të qytetit, më parë ishin instaluar ndarje prej druri, ku prostitutat mund tu ofronin shërbimet e tyre të sigurta klientëve që kishin makina.