E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kërkojmë edhe vendosjen e kontrollit të përbashkët doganor dhe kufitar ndaj Kosovës. Një nga sugjerimet kyçe do të jetë rekomandimi për qasje të përbashkët të Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës para fondeve të BE-së për marrjen e parave për infrastrukturë", theksoi Azeski.
Kosova partner i rėndėsishėm ekonomik pėr Maqedoninė









Kosova është partner shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta ruajtur, deklaroi kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski para takimit të sotëm konsultativ me kolegun e tij kosovar, Safet Gërxhaliu.

Në takimin që mbahet me iniciativë të Gërxhaliut, marrin pjesë kompanitë më të mëdha nga Maqedonia, eksportuese në Kosovë.
Siç tha Azeski, gjatë bisedimeve do të paraqiten kërkesat e afaristëve, të funksionojë Komiteti i përzier ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, të ndërtohet autostrada Prishtinë - Shkup, të modernizohet vendkalimi kufitar Jazhincë, si dhe të ndërtohen vendkalime të reja me qëllim të intensifikimit të këmbimit.

"Kërkojmë edhe vendosjen e kontrollit të përbashkët doganor dhe kufitar ndaj Kosovës. Një nga sugjerimet kyçe do të jetë rekomandimi për qasje të përbashkët të Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës para fondeve të BE-së për marrjen e parave për infrastrukturë", theksoi Azeski.

Sipas Gërxhaliut, kompanitë nga Maqedonia duhet ta shfrytëzojnë situatën aktuale në Kosovë për realizimin e përfitimit më të madh, por edhe për etablimin e tyre afatgjatë në tregun kosovar, posaçërisht pasi që është vendosur ndalesa për import të mallrave nga Serbia dhe tatimi doganor prej 10 përqindëve gjatë importit të mallrave nga BeH-ja.

"Jemi këtu për t'i detektuar dhe konstatuar pengesat e mundshme për bashkëpunim ekonomik dhe të japim propozime për tejkalimin e tyre. Kosova pothuajse 90 për qind nga nevojat e tregut i importon, që është mundësi e shkëlqyeshme për partnerët tanë afarist nga Maqedonia", theksoi Gërxhaliu.

Maqedonia në këmbimin tregtar me Kosovën në mënyrë të vazhdueshme shënon suficit. Vjet suficiti paraqiste 415,7 milionë dollarë, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti 225 milionë.

Në gjysmën e parë të vitit 2011 këmbimi tregtar me Kosovën paraqet 262 milionë dollarë, që është 30,6 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Eksporti prej 243 milionë dollarëve shënon 27,3 për qind rritje, ndërsa importi prej 18 milionë dollarëve 90 për qind rritje.

Lëvizja në këmbimin e jashtëm tregtar gjatë dy muajve të kaluar tregon për eksport dukshëm të rritur tek prodhimet e caktuara, perimet, birra, përpunimet e mishit, orizi, ushqimi për kafshët, përpunimet nga gruri dhe materialet ndërtimore.

Qëndrimi i Odës është se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe mes Kosovës dhe BeH-së nuk do ta pengojnë apo vështirësojnë këmbimin e vendosur ekonomik me fqinjët rajonal, por edhe se vakuumi kosovar në furnizimin e tregut të atjeshëm nuk është i rezervuar vetëm për Maqedoninë, por në të kanë qasje të gjitha anëtaret e CEFTA-s dhe prodhuesit nga BE-ja

Publikuar: 01.09.2011 | 14:36
Lexuar: 445 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime