E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Arben Çejku e uroi Xhaferrin për emërimin e tij në postin e zëvendës-kryeministrit që drejtpërdrejt do të jetë i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Zėvendės-kryeministri Xhaferri takoi ambasadorin shqiptar nė vend, Ēejku


Zëvendës-kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferri, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Arben Çejku.

Në këtë takim të parë, siç kumtoi Sektori për marrëdhënie me opinionin, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri e njoftoi ambasadorin Çejku për prioritetet e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se në mesin e pesë prioriteteve të Qeverisë është edhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila sipas tij, stabilizoi Maqedoninë, vendosi bazat e një shtetit shumë etnik dhe hapi rrugën drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Arben Çejku e uroi Xhaferrin për emërimin e tij në postin e zëvendës-kryeministrit që drejtpërdrejt do të jetë i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Çejku theksoi se Shqipëria mbështet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe se ky dokument është shumë i rëndësishëm për paqen në Maqedoni dhe rajon.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim i mirë ndërfqinjësor do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Zëvendës-kryeministri Xhaferri takoi ambasadorin shqiptar në vend, Çejku

Publikuar: 01.09.2011 | 07:06
Lexuar: 408 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime