Ne si ministri e arsimit dhe shkencës kemi dërguar inspektorët e arsimit për të verifikuar gjendjen faktike atje dhe të shohim në bazë të raportit që do të përgatisin ata ne do të dalim me qëndrim konkret, por neve do të tentojmë që sa më shpejt që është e mundur të gjithë nxënësit që ngelin jashta bankave shkollore, tha Safet Neziri, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Në ditën e parë të vitit shkollor në lagjen Nerez të Shkupit prindërit shqiptarë protestuan ndaj vendimit të autoriteteve lokale të Karposhit për të mos lejuar regjistrimin 16 nxënësve në Shkollës Fillore Vëllazërimi. Prindërit kundërshtojnë arsyetimin e komunës së këta nxnënës edhe pse jetojnë në afërsi të shkollës duhet të regjistrohen në komunën e Sarajit ku objektin më të afërt shkollor e kanë disa kilometra larg shtëpive të tyre.
Këtu kanë këmbëngul që pa asnjë arsye nuk i pranojnë fëmijët e komunave tjera edhe pse ka raste të shumta, siç jam unë një nga ato një fëmijë e kam klasa e tretë, vajzën kurse vajzën tjetër duhet ta regjistrojë klasa e parë kështu që nuk na pranojnë. Ne këtë shkollë e përdorim qe 45 ose 50 vjet fshati jonë Llokë por edhe gjitha komunat përreth që nuk kanë shkolla shqiptare, tha Qenan Abdullai, prind.
Ndërkohë disa nga arsimtarët thonë se regjionalizimi i shkollave nuk duhet të vlejë për nxënësit në fjalë, pasi SH.F.Vëllazërimi është shkolla e vetme shqipe prej Sarajit e deri në Çair të Shkupit dhe e ka patjetër ti strehojë të gjithë nxënësit shqiptarë që jetojnë në Karposh e gjetiu.
Neve jemi e vetmja shkollë prej shkollës dituria në Saraj e deri tek Kongresi i Manastirit në Komunën e Çairit dhe neve na thonë që nxënësit e Gjorce Petrovit ti dërgojmë në Nigishtan le të mësojnë atje se atje ka shkollë shqipe në largësi prej 18 kilometrave, nxënësit e Llokës kanë dëshirë dhe këtu kanë mësuar edhe më parë, atyre ju thonë shkoni se nuk jeni të kësaj komune. Nuk është bërë rajonizimi edhe për palën maqedonase. Pse nuk është bërë rajonizimi? Nëse ishte bërë rajonizimi në mënyrë të drejt, maqedonasit këtu do të kishin vetëm 4 paralele në gjuhën e tyre amtare, tha Ismet Kadriu, arsimtar në SH.F. Vëllazërimi, Nerez.
Ndërkohë nga Komuna e Karposhit thonë se janë decid në vendimin e tyre dhe tani e tutje do të respektojnë ligjin për arsim sa i përket regjionalizimit të shkollave.
Ne miratuam vendimin duke respektuar ligjin për arsim i cili parasheh një lloj të regjionalizimi të shkollave me çka nxënësit që gravitojnë në territorin e shkollës fillore Vëllazërimi duhet të regjistrohen në atë shkollë. Problemi u bë që erdhën prindër të fëmijëve që jetojnë në kufirin e Komunës së Gjorçe Petrovit dhe që këmbëngulin që fëmijët e tyre të regjistrohen këtu, tha Robert Jankovski, këshilltar në Komunën e Karposhit.
Nga ana tjetër Zv/ministri i arsimit Safet Neziri tha se do të bëjë gjithçka të mundur për zgjidhjen e këtij problemi.
Ne si ministri e arsimit dhe shkencës kemi dërguar inspektorët e arsimit për të verifikuar gjendjen faktike atje dhe të shohim në bazë të raportit që do të përgatisin ata ne do të dalim me qëndrim konkret, por neve do të tentojmë që sa më shpejt që është e mundur të gjithë nxënësit që ngelin jashta bankave shkollore, tha Safet Neziri, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Ndërkohë edhe 340 nxënës të fshatrave Jellovë, Drzhillovë dhe Cërn Vërv të komunës së Studeniçanit nuk kanë filluar sot vitin e ri shkollor. Arsimtarët e atyre shkollave thonë se kanë filluar me bojkot pasi nuk u janë paguar shpenzimet e rrugës nga komuna e Studeniçanit.
Valmir Kuçi