E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fjalimin e saj u.d kryetare e Komunës së Sarajit, Vejzie Kovaçi para nxënësve tha se ndjehet e lumtur dhe e gëzuar që 1 shtatori i vitit 2011 nxënësit e shkollës "Emin Duraku" i gjen në bankat e tyre shkollore.
Lėshohet nė pėrdorim shkolla e re nė fshatin Bukoviē tė Shkupit








Pas më tepër se një viti mësim nëpër objekte të improvizuara, nxënësit e shkollës fillore "Emin Duraku", nga fshati Bukoviç të Komunës së Sarajit përfundimisht janë kthyer në bankat e tyre shkollore.

Në ceremoninë e lëshimit në përdorim, siç thuhet në kumtesën e komunës së Sarajit, përveç nxënësve, arsimtarëve dhe ushtrueses së detyrës kryetare e Komunës së Sarajit, ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri.

Në fjalimin e saj u.d kryetare e Komunës së Sarajit, Vejzie Kovaçi para nxënësve tha se ndjehet e lumtur dhe e gëzuar që 1 shtatori i vitit 2011 nxënësit e shkollës "Emin Duraku" i gjen në bankat e tyre shkollore.

"Përgëzoj nxënësit, arsimtarët dhe stafin udhëheqës të shkollës Emin Duraku, shpresoj se ëndrra e çdo fëmiu që të mësojnë në shkollën e tyre sot u plotësua. E di që gjatë vitit të kaluar keni mësuar në kushte joadekuate ju përgëzoj për guximin dhe dëshirën tuaj për të edukuar nxënësit edhe përskaj kushteve joadekuate", deklaroi u.d kryetare e komunës Vejzie Kovaçi.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, u shpreh se institucioni i tij do të bëjë çmos që të garantojë mbarëvajtjen të procesit edukativo-arsimor nëpër të gjitha shkollat në vend. Ai njëherit ka shprehur edhe kënaqësinë e tij që përfundimisht pas shumë peripecive nxënësit e kësaj shkolle u kthyen në bankën e tyre shkollore.

"Ne përurojmë ndërtimin e objektit. Ai i plotëson të gjitha kriteret dhe mendoj se premtimi i Ministrisë së Arsimit u realizua dhe ne jemi të kënaqur me punimet e kësaj shkolle. Gjatë këtij takimi biseduam edhe për të gjitha problemet, jemi te gatshëm që t'i ndihmojmë të gjitha shkollat me qëllim të garantimit të kushteve më cilësore për të gjithë nxënësit", deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri.

Rindërtimi i shkollës së Bukoviçit kja kushtuar rreth 10 milionë denarë dhe është donacion i USAID-it, ndërsa me mjete të saj financiare kanë participuar edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Komuna e Sarajit.

Shkolla e Bukoviçit, u dogj tërësisht nga një fatkeqësi zjarri gjatë vitit të kaluar. Për një vit radhazi nxënësit e kësaj shkolle procesin edukativo-arsimor e kanë ndjekur nëpër objekte të improvizuara dhe në bibliotekën e shkollës.

Publikuar: 01.09.2011 | 16:39
Lexuar: 579 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime