E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpallje të kompleks lokacioneve do të ketë edhe në Petrovec për ndërtimin e objekteve industriale, qendra tregtare, si dhe lokacione në mbarë Maqedoninë.
Maqedonia shet 50 lokacione pėr ndėrtimin e verarive




















Shteti paralajmëron shitjen e lokacioneve për ndërtimin e verarive, objekteve industriale, qendrave tregtare

Në gjysmën e parë të këtij viti shteti do të ofrojë në shitje rreth 50 lokacione për ndërtimin e verarive, gjegjësisht të ashtuquajturës rruga e verës, në Kavadar, Negotinë, Demir Kapi si dhe në disa komuna të tjera, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski pas takimit të sotëm të Komitetit për ekspansion ndërtimor.

Shpallje të kompleks lokacioneve do të ketë edhe në Petrovec për ndërtimin e objekteve industriale, qendra tregtare, si dhe lokacione në mbarë Maqedoninë.

"Qëllimi i Qeverisë është tërheqja e numrit sa më të madh të investimeve vendore dhe të huaj, si dhe hapja e vendeve të reja të punës", tha Janakieski.

Komiteti deri tani i pastroi 1.300 lokacione të cilat ishin lëndë e ankandit publik. Në pjesën më të madhe prej tyre tanimë kanë filluar ndërtimet.

Në këtë trup qeveritar me të cilin kryeson kryeministri Nikolla Gruevski, përveç nga transporti dhe lidhjet, anëtarë janë edhe përfaqësues të sektorit për bujqësi, mjedis jetësor, kadastër. Komiteti do t'ju ndihmojë, siç theksoi Janakieski, para së gjithash komunave të cilat do të vazhdojnë me menaxhimin e tokës ndërtimore.

Publikuar: 01.09.2011 | 16:51
Lexuar: 513 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime