Pritet që këto koka ta ngritin nivelin e prodhimit të qumështit për lopë nga 3.000 litrat aktuale në mbi 5.000, ta nxisin rritjen e prodhimtarisë primare dhe ta përmirësojnë cilësinë e qumështit.
Gjithsej 140 viça gjermanë të cilësisë së lartë të importuara nga qumështorja "Bitolla" sot janë dërguar deri te farma karantine në fshatin Logovard, Manastir.
Pritet që këto koka ta ngritin nivelin e prodhimit të qumështit për lopë nga 3.000 litrat aktuale në mbi 5.000, ta nxisin rritjen e prodhimtarisë primare dhe ta përmirësojnë cilësinë e qumështit.
"Në kushte të mungesës së qumështit, ky është investim direkt në bujqësi dhe në rritjen e bazës blerëse nga e cila efekte pozitive do të kenë të gjithë, shteti, fermerët dhe konsumatorët përfundimtarë. Importi i viçave do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
Do të duhej gjithsej 500 koka të përfundojnë në fermat e Maqedonisë", deklaroi Zllatko Najdovski, drejtor i sektorit, lëndë e papërpunuar në qumështoren "Bitolla".