E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Është vitale që vazhdimi i dialogut Beograd – Prishtinë tash të japë rezultate të mëtejshme, që do ta përmirësojnë jetën e njerëzve dhe e forcojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, tha komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule.
Njohja e Kosovės nuk ėshtė kusht formal pėr Serbinė





Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të përpiqet t’i normalizoj raportet me Kosovën, në vigjilje të rundit të sotëm të bisedimeve, që janë të parat prej tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

“Është vitale që vazhdimi i dialogut Beograd – Prishtinë tash të japë rezultate të mëtejshme, që do ta përmirësojnë jetën e njerëzve dhe e forcojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, tha komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

Këto komente ai i bëri pas takimit me liderin e Partisë Serbe Progresive opozitare, Tomisllav Nikoliq, në Bruksel, pasi politikani serb pyeti nëse njohja e Kosovës është kusht që Serbia ta fitoj statusin e synuar të kandidatit për pranim në BE.

“E kam përsëritur pozicionin e mirënjohur të Komisionit Evropian se, derisa njohja e Kosovës nuk është kusht formal për procesin integrues evropian të Serbisë, zgjidhjet duhet të gjinden për një numër të çështjeve, të cilat ende e parandalojnë normalizimin e marrëdhënieve”, tha Fule, në një deklaratë.

Në këtë kuadër, ai theksoi se “e ka inkurajuar Nikoliq dhe partinë e tij, si dhe aktorët politikë serbë, që janë të etur për t’i avancuar aspiratat evropiane të Serbisë, të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi në periudhën e ardhshme”. (rel)

Publikuar: 02.09.2011 | 08:42
Lexuar: 308 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime