E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas informative të para të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë pa probleme mbahet matura shtetërore. Në të gjitha shkollat e mesme pjesën e parë të maturës nga ora nëntë deri në ora 13 e japin 17.528 kandidatët e paraqitur.
MASH: Sipas informative tė para, matura shtetėrore realizohet pa probleme nė tė gjithė shtetin








Ministri Pero Stojanovski, i cili sot në dhënien e provimit të lëndës së pare eksterne (gjuha amtare) të maturës, e vizitoi shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karaxhozov” në Shkup, për mediat deklaroi se këtë vit janë mënjanuar disa mungesa evidente nga viti i kaluar, dhënia e parë e maturës shtetërore.

"Ministria e Arsimit dhe Shkencës, posaçërisht Byroja për zhvillim të arsimit, i bëri të gjitha përgatitjet e domosdoshme për implementim të suksesshëm të matures shtetërore", theksoi Stojanovski.

Drejtorja e Byrosë për zhvillim të arsimit Vesna Horvatoviq tha se rezultatet preliminare prite më herët në 13 korrik.

"Testet do të vlerësohen në pajtueshmëri me metodologjinë e njëjtë prej vjet. Pas rezultateve të kontrolluara komisionet do t'i përcaktojnë pragjet e dhënies së provimit. Pres që pragu i dhënies së provimit në të gjitha lëndët të jetë më i madh se vjet, kur ishte 40 për qind pikë në gjuhët amtare, ndërsa 30 pikë edhe te gjuhët e huaja", tha Horvatoviq.

Lënda e dytë eksterne- gjuhë e huaj ose matematikë (në dy nivele) maturantët do ta japin pasnesër. Interesi më i madh është për gjuhët e huaja (12.728 të paraqitur), përkundër matematikës (4.627 kandidatë).

Prej këtij viti janë kyçur edhe shkollat artistike, ku gjithashtu ka interes të madh për dhënien e maturës shtetërore. Për lëndën e dytë eksterne nxënësit në këto shkolla zgjedhin mes estetikës, filozofisë dhe gjuhës së huaj.

Pas publikimit të rezultateve, nxënësit e pakënaqur do të kenë të drejtë ankese, çmimi për të cilin do të njoftohet në mënyrë plotësuese.

Publikuar: 11.06.2009 | 06:00
Lexuar: 1201 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime