E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Uji është elementi përcaktues i planetit tonë. Edhe në planetët e tjerë të Sistemit Diellor mund të ketë akull dhe avullim uji, por vetëm Toka ka oqeane, lumenj dhe liqene me ujë të rrjedhshëm, që mbulojnë dy të tretat e planetit.
Pa ujė nuk ka jetė





Toka ia detyron karakteristikat e saj erozionit të shkaktuar nga uji dhe nga rritja e bimësisë, e cila nuk do të ekzistonte kurrsesi pa ujin. Në të vërtetë, jeta nuk do të ekzistonte.

Vetitë e çuditshme të ujit


- Uji është diçka e çuditshme. Ai është shumë i rëndë, gjë që të habit, përderisa përbëhet nga dy gaze-njëri prej të cilëve, hidrogjeni, është lënda më e lehtë në Univers!

- Vetëm uji bymehet kur ngrin. Akulli është më pak i dendur se uji, prandaj pluskon mbi të. Mendoni sikur dhe uji të sillej si çdo lëndë tjetër. Atëherë, në dimër, liqenet nuk do të ngrinin në sipërfaqe, por në thellësi!

- Molekulat e ujit ngjiten me njëra-tjetrën aq fort në sipërfaqen e tij, sa formojnë një mbulesë të hollë elastike, të quajtur ngricë e sipërfaqes. Ajo mund të përballojë peshën e disa kafshëve të vogla, kur ecin mbi të.

- Të njëjtat forca detyrojnë molekulat e ujit të ngjiten me njëra-tjetrën, madje edhe shkrijnë me atomet e lëndëve tjera, si për shembull të kripës. Uji mund të shkrijë më shumë lëndë se çdo lëng tjetër.

- Uji mund të avullojë edhe në temperatura shumë të ulëta. Ai nuk ka nevojë të ziejë patjetër. Mund të avullojë, edhe kur është pranë pikës së ngrirjes-që do të thotë se akulli lundrues, uji dhe avulli mund të ekzistojnë së bashku në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend!

Publikuar: 02.09.2011 | 13:22
Lexuar: 625 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime