Derisa disa personalitete të njohura pas ndërprerjes së lidhjes apo pas divorcit kanë vendosur të mbajnë tatuazhet që simbolizojnë ish-dashurinë e tyre, ka edhe të tillë të cilat janë penduar dhe kanë vendosur që ti largojnë ato.
Derisa disa personalitete të njohura pas ndërprerjes së lidhjes apo pas divorcit kanë vendosur të mbajnë tatuazhet që simbolizojnë ish-dashurinë e tyre, ka edhe të tillë të cilat janë penduar dhe kanë vendosur që ti largojnë ato. Kështu yjet si Johnny Depp, Britney Spears, Angelina Jolie dhe Charlie Sheen, i kanë rënë pishman për zbukurimin e trupit të tyre me tatuazhet e dashurisë, kështu që të njëjtat i kanë përmirësuar apo në tërësi i kanë larguar.
Johnny Depp
Mbishkrimin Winona Forever i cili dikur qëndronte në kraharorin e Johnny Depp-it, si simbol i dashurisë për të dashurën e atëhershme Winona Ryder, më vonë është ndërruar, kështu që tani në dorën e tij të djathtë shkruan Wino Forever.
Britney Spears
Britney Spears nga qafa e saj e ka larguar tatuazhin me simbolet e sektit Kabbala, të cilin e kishte bërë derisa ishte mbështetëse e tij.
Charlie Sheen
Charlie Sheen emrin e ish-bashkëshortes së tij, Denise Richards-it, e largoi nga dora e majtë, ndërsa aktorja po ashtu vendosi të heqë tatuazhin që simbolizon ish-dashurinë e tyre, kështu që mbishkrimin Charlie e shndërroi në vilë.
Angelina Jolie
Sot dorën e majtë të Angelina Jolie-t e zbukuron dragoi, ndërsa më herët në vendin e njëjtë qëndronte mbishkrimi Billy Bob, i cili lindi në kohën kur kjo bukuroshe ishte në martesë të lumtur me aktorin Billy Bob Thornton.