E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prioritet dhe sfidat në sferën e pushtetit lokal, problemet dhe arritjet në planin e decentralizimit, ngecjet financiare dhe administrative, investimet, marrëveshjet ndërkufitare, zhvillimet ekonomike....janë disa nga çështjet për të cilat flet Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, z. Nevzat Bejta
Bejta: Kėrēova me kryetar shqiptar








Intervistoi: Zejnulla VESELI


z. Ministër, cilat do të jenë preokupimet tuaja në Ministrinë e Pushtetit Lokal deri në fund të vitit?

Bejta: Do të vazhdojmë me realizmin e projekteve të filluara nga ministri paraprak dhe do të iniciojmë dhe do të përkrahim me vendosmëri të plotë projektet e ardhshme. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është duke e realizuar IPA komponentën 2, që është e lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar të Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë dhe Greqisë. Marrëveshjet ndërkufitare kanë filluar në vitin 2007-2008. Janë bërë thirrjet për dorëzimin e projekteve. Aplikimi shkon me partner të barabartë nga të dy palët dhe janë realizuar projekte të përbashkëta. Ajo që është shumë e rëndësishme është se do të ndërtohet ndërtesa e përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, në mes Bellanocit - Tançiçit. Financimi do të jetë i përbashkët, pjesa më e madhe do të bëhet nga fondet e Bashkimit Evropian, ndërsa 15% nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Në kuadër të MVL-së funksionon Byroja për Zhvillim regjional dhe në të gjitha qendrat regjionale kemi drejtoritë e tyre në të cilat komunat mund të drejtohen me projekte konkrete dhe me kërkesa për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e projekteve të tyre.


Na thoni më konkretisht çfarë do të bëhet me ata komuna që kanë xhirollogari të bllokuara?


Bejta: Për momentin me xhirollogari të bllokuara dhe me probleme administrative punojnë 6 komuna si Pllasnica, Zhelina, Ohri, Vraneshtica, Dellçeva dhe Vinica. Për fillim do t’i vizitojë të gjitha këto komuna dhe për së afërmi të njihem me problemet aktuale të tyre. Pasi të informohen me problemet që ballafaqohen këto komuna atëherë gjithë atë që do ta identifikojmë si problem do ta transmetojmë në qeveri, pasi që këta komuna nuk mund të lihen anësh, sepse nuk janë të formuar në bazë të dëshirave të kryetarëve të komunave por konform ligjit që është në fuqi për ndarjen territoriale. Këto komuna janë legjitime dhe nuk mund t’i lejë Qeveria anësh, numri i tyre nuk është i vogël dhe nuk bën të anashkalohen sepse atje jetojnë numër i madh i qytetarëve dhe nuk mund t’i lëmë të pazhvilluara. Qëllimi ynë dhe njëherit i BE-së është që të vazhdoj procesi i decentralizimit dhe të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë të zhvillohen në mënyrë të barabartë.


Në rrjedhë e sipër është procesi i legalizimit të objekteve. Ku hasen më shumë vështirësi?

Bejta: Nuk ka dhe aq vështirësi për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje vite me radhë. Është për t’u përshëndetur ligji i cili u miratua nga qeveria e koalicionit VMRO dhe BDI. Ligje të këtilla sillen njëherë në 50 vite dhe qëllimi është që qytetarët e Maqedonisë njëherë e përgjithmonë të zgjidhin problemin i cili i ka përcjellur me dekada. Vërejtja ime e vetme është që kryetarët e komunave të mos i shohin qytetarët në baza partiake por t’i shohin si qytetar dhe ta respektojnë ligjin. Ligji parasheh që të gjitha objektet që janë ndërtuar në periudhën e shkuar të legalizohen.
Bejta: Zhvillim të barabartë në të gjitha komunat
Kryetarët e komunave me administratën e tyre duhet të jenë më aktiv në terren dhe t’i informojnë me formën dhe procedurat për legalizimin e objekteve. Prandaj shfrytëzoj rastin që t’ju apeloj qytetarëve që të bëjnë kërkesë për legalizimin e objekteve të tyre sepse afati ligjor skadon me 3 shtator dhe pas këtij afati askush nuk mund të bëjë kërkesë. Nëse bëhet kërkesa për legalizim atëherë fillon procedura për legalizimin e objektit, edhe nëse qytetari nuk disponon me mjete financiare për momentin. Legalizimi shkon në interes të qytetarëve dhe në interes të komunave. Paratë që qytetarët do t’i paguajnë për legalizimin e objekteve do t’ju kthehen si investime në infrastrukturë në komunën e tyre nga ana e udhëheqësve komunal.


Decentralizimi mbetet një sfidë për Maqedoninë. Një numër i vogël i komunave ende nuk kanë kaluar në fazën e dytë të decentralizmit fiskal dhe ballafaqohen me mbijetesën? A ka ndonjë një plan stimulues për këto komuna, pasi fitohet përshtypja se janë lënë në mëshirë të fatit?

Bejta: Decentralizmi është shtylla kryesore e Marrëveshjes së Ohrit dhe një proces shumë i rëndësishëm që zhvillohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian, e që njëherit është edhe kërkesë e tyre. Sa më i decentralizuar të jetë pushteti qendror aq më mirë do të zhvillohen komunat. Sa më shumë do të zhvillohet procesi i forcohet decentralizmit aq më shumë do të fitojnë qytetarët, dhe aq më shumë forcohet demokracia ne vend.


Një ndër fazat e decentralizmit është edhe ajo e transferimit të tokës ndërtimore shtetërore te komunat. Deri ku është ky proces me theks në komunat shqiptare?

Bejta: Miratimi i ligjit me menaxhimin e tokës shtetërore ishte kërkesë e BE-së me qëllim që komunat të menaxhojnë me tokën ndërtimore që t’ju jepet mundësia që komunat sa më shumë të thithin investime të huaja. Ligji është në fuqi dhe të gjithë kryetarët e komunave do të duhet të plotësojnë kriteret ligjore dhe të bëjnë kërkesa në Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve dhe më pas kjo ministri obligohet të transferoj tokën ndërtimore në pronësi të komunave në përputhshmëri me ligjin. Deri tani, sa unë jam i informuar asnjë komunë ende nuk i ka plotësuar kriteret ligjore për të menaxhuar me tokën shtetërore. Ata duhet që t’i plotësojnë disa kushte si për shembull: Ofertimi publik elektronik dhe të kenë numër të mjaftueshëm të punësuarve të aftësuar të pajisur me certifikata të duhura.


Çfarë bëhet me ndërtimin e sheshit “Skënderbeu”, MPL fillimisht morri përsipër financimin e ndërtimit?

Bejta: Nga ish Ministri i mëparshëm Musa Xhaferri është nënshkruar marrëveshja për punimin e projektit të sheshit “Skënderbeu”. Në arkën e Komunës së Çairit do të lëshohen 500 mijë euro. Procedurat e mëtejme për realizimin e projektit të sheshit “Skënderbeu” janë në kompetencë të Komunës së Çairit dhe kryetarit të saj z. Izet Mexhiti. Besoj se për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu” në aspekt financiar do të qëndroj Qeveria.


Ju për katër vite morët shumë lëvdata se si e drejtuat pushtetin lokal të Gostivarit, mirëpo pësuat humbje në zgjedhjet lokale. A do të ishit kandiduar sërish për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale?

Bejta: Unë e respektojë shumë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve. Qytetarët dinë që të bëjnë dallime për periudhën kur unë kam qenë kryetar komune 2005-2009 dhe tani. Qytetarët janë barometri kryesor që dinë të masin punën e një kryetari. Ajo që ndodhi në Gostivar është mirë që ndodhi sepse votuesit shqiptare të Gostivarit panë dhe janë duke parë dallimin mes punës time si kryetar dhe në saje të kësaj besuan votën e tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ky fakt edhe më tepër më gëzon se gostivarasit edhe njëherë treguan haptas se e kanë të qartë se çfarë është bërë në komunë gjatë periudhës katërvjeçare sa unë isha kryetar dhe se çfarë po bëhet tani. Si kundër shpërblim ata ma kthyen me fitoren e madhe me 5 qershor për të cilën unë u jam shumë mirënjohës votuesve shqiptar. Besoj se në zgjedhjet e rregullta lokale qo do të mbahen në vitin 2013, qytetarët do të dinë të vlerësojnë edhe më mirë pa marrë parasysh se kush do të jetë kandidat nga radhët e BDI-së.

Kohëve të fundit vazhdimisht flitet për revdimin e hartës për ndarjen territoriale te komunave. A ka hapësirë për të ndodhur një gjë e tillë e në veçanti ato të Shkupit?

Bejta: Një gjë e tillë nuk do të ndodhë sepse nuk është logjike. Ligji për ndarjen territoriale nuk do të ndryshohet. Një gjë e tillë nuk ka mundësi të ndodhë deri sa është Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeveri. Ligji për ndarje territoriale nuk mund të ndryshohet pa bekimin e votës së deputeteve shqiptar. Në vitin 2013 duhet të zbatohet ligji i cili është në fuqi sipas të cilit Komunës së Kërçovës do t’i bashkëngjiten dy komunat rurale, Komunat e Zajasit dhe Osllomesë, pas çka kryetari i ardhshëm i komunës së Kërçovës do të jetë shqiptar.


Çka mund të presin nga ju qytetarët dhe komunat në të ardhmen e afërt dhe a do të ketë ndonjë kurs të ri të veprimit në këtë ministri ?

Bejta: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është e lidhur ngushtë me të gjitha komunat. Çdo kryetar i komune duhet të bashkëpunoje me ministrinë tonë dhe çdo problem eventual duhet të paraqesin në MVL. Unë si ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, çdo problem që kanë komunat e që është në interes të qytetarëve do ta prezantoj në Qeveri dhe do kërkoj zgjidhjen e tyre. Në bashkëpunim me kryetarët e komunave do të angazhohemi maksimalisht që të gjitha komunat e më atë edhe regjionet planore të zhvillohen në mënyrë të barabartë. (Koha)

Publikuar: 02.09.2011 | 14:22
Lexuar: 752 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime