Duke folur para nisjes së këtij raundi, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedime, Edita Tahiri ka thënë se ne si qeveri jemi shumë e qartë, vizioni ynë është vizion euroatlantik për Kosovën.
Në Bruksel, pjesëmarrësit në bisedimet Prishtinë - Beograd, kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për vulat doganore. Hollësitë pritet të sqarohen ndërkohë.
Duke folur para nisjes së këtij raundi, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedime, Edita Tahiri ka thënë se ne si qeveri jemi shumë e qartë, vizioni ynë është vizion euroatlantik për Kosovën.
Dhe jo vetëm kësaj radhe, por që nga fillimi i dialogut ne kemi dëshmuar se duam një qasje konstruktive për të kontribuuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit, sikur edhe në lëvizjen drejt Bashkimit Evropian për të dyja shtetet, ka thënë Tahiri.
Homologu i saj, shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime, Borko Stefanoviq, ka folur haptazi për rezultatet që ai pret të arrihen.
Shpresojmë se pas një dite të gjatë diskutimesh, do të kemi disa rezultate konkrete, posaçërisht lidhur me vulat doganore dhe kadastrat, dhe se do të mund të dalim publikisht me detajet e këtyre marrëveshjeve".
Shpresoj se me marrëveshje do të lehtësojmë situatën, që ajo të jetë shumë më normale seç është sot, për të mundësuar lëvizjen e mallrave, ka thënë Stefanoviq, për të shtuar se kjo do të ndikonte edhe në uljen e tensioneve.
Zyrtarët e BE-së ndërkaq kanë thënë se është mirë për të dyja palët të arrihen sa më shumë marrëveshje, në prag të raporteve të progresit të Komisionit Evropian, të cilat priten të dalin muajin e ardhshëm.
Kjo posaçërisht vlen për Serbinë, e cila këtë vit synon të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.