Ivanov dhe Topi në takim e kanë riafirmuar konkluzionin nga takimi kuadrilateral (Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi) në korrik në Ohër që të inkurjohen qeveritë e të dy vendeve që t'i maksimalizojnë përpjekjet për realizimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, energjetikë dhe eko-sistemet.
Në margjinat e Samitit të 9-të të presidentëve të vendeve të EJL-së që sot u mbajt në Serbi, presidenti Ivanov kishte takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, në të cilin kanë vlerësuar se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme.
Siç informoi Kabineti i presidentit Ivanov, Topi ka shfaqur mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe gatishmëri për bashkëpunim në rrugën e integrimit që është qëllimi i të dy vendeve fqinje.
Ivanov dhe Topi në takim e kanë riafirmuar konkluzionin nga takimi kuadrilateral (Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi) në korrik në Ohër që të inkurjohen qeveritë e të dy vendeve që t'i maksimalizojnë përpjekjet për realizimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, energjetikë dhe eko-sistemet.
Lidhur me regjistrimin, që në vjeshtë do të realizohet në Shqipëri, Topi ka theksuar se vendi i garanton të drejtat e të gjithë individëve për shprehje të lirë të vullnetit dhe përkatësisë kombëtare, ka vërejtur se nuk ka hapësirë për shqetësim dhe se nuk do të lejojë kurrfarë forme të presionit.
Presidenti i Shqipërisë e ka pranuar ftesën që në pranverë të vijë për vizitë zyrtare kthyese në Maqedoni. Gjorge Ivanov ishte zyrtarisht në Tiranë në mars të këtij viti.