E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burime të sigurta i kanë thënë gazetës të premten se në mesin e zyrtarëve të vendeve evropiane, jashtë Kosovës, ka pasur që janë shprehur të brengosur me lajmin për mundësinë e largimit të Hoxhajt, në kuadër të riformatimit të Qeverisë, të paralajmëruar për muajin shtator.
Trashėgimtarėt e Thaēit, Veseli ose Hoxhaj





Njeriu që fare pak i është ekspozuar publikut, Kadri Veseli, ose njeriu ndër më medialët në parti, Enver Hoxhaj, pritet ta zëvendësojë Hashim Thaçin në drejtimin e PDK-së, kur ai t’i rreket garës për majë të pushtetit, shkruan gazeta “Koha Ditore”. Të parin e do partia e të dytin ndërkombëtarët.

Burime të sigurta i kanë thënë gazetës të premten se në mesin e zyrtarëve të vendeve evropiane, jashtë Kosovës, ka pasur që janë shprehur të brengosur me lajmin për mundësinë e largimit të Hoxhajt, në kuadër të riformatimit të Qeverisë, të paralajmëruar për muajin shtator.

Këta zyrtarë perëndimorë, që kanë dashur të mbeten të paemërtuar, nuk kanë shprehur ndonjë preferencë për emrat e ministrave të tjerë të përmendur për largim – ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqajn, dhe atë të Arsimit, Ramë Buja – por kanë thënë se shpresojnë që në rastin e shefit të diplomacisë, Hoxhaj, kryeministri Thaçi të mos e marr një vendim të tillë.

“Shpresojmë se Hoxhaj nuk do të largohet nga posti tani”, ka thënë një prej zyrtarëve perëndimorë, duke e vlerësuar punën e ministrit të Jashtëm.

Por, arsyet kryesore për përkrahjen e Hoxhajt nuk kanë të bëjnë me punën e tij prej ministri, por me pritjet nga një pjesë e ndërkombëtarëve që pikërisht ai të jetë pasardhës i Thaçit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve perëndimore, pritjet në së paku disa prej kryeqyteteve evropiane janë që Hoxhaj të jetë lideri i ardhshëm i PDK-së, kur Thaçi të jetë larguar nga partia – gjë që do të mund të ndodhte mbase edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. (koha)

Publikuar: 03.09.2011 | 11:48
Lexuar: 615 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime