"Rangimi zbatohet me qëllim që ta stimulojë konkurrencën midis institucioneve të larta arsimore, të japë informacione të rëndësishme lidhur me statusin e institucionit të lartë arsimor për punëdhënësit, ekonominë, studentët dhe prindërit e tyre si dhe për të gjitha subjektet e interesuara", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës e zgjodhi Qendrën për klasë botërore të univeristeteve në kuadër të Universitetit Xhio Tong nga Republika Popullore e Kinës, institucion botëror udhëheqës për rangimin e parë të institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë.
"Rangimi zbatohet me qëllim që ta stimulojë konkurrencën midis institucioneve të larta arsimore, të japë informacione të rëndësishme lidhur me statusin e institucionit të lartë arsimor për punëdhënësit, ekonominë, studentët dhe prindërit e tyre si dhe për të gjitha subjektet e interesuara", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Në rangimin në Republikën e Maqedonisë do të kyqen pesë universitetet publike me të gjitha institucionet e larta arsimore, njësitë në përbërjen e tyre, 10 universitetet private me njësitë në përbërjen e tyre, një universitet institucion i lartë publik-privat joprofitabil, pesë shkolla të larta profesionale dhe gjashtë institute shkencore publike dhe një privat.
Siç njoftojnë nga MASH-i, kriteret për nevojat e rangimit vendor i përfshijnë aspektet për kualiteti dhe efikasitet në arsim dhe ligjerim, kualitet dhe efikasitet të hulumtimeve dhe kualitet dhe efikasitet të institucioneve sociale.
I gjithë procesi i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave është në vijim, ndërsa rang lista e institucioneve të larta arsimore në Republikën e Maqedonisë pritet të publikohet në nëntor të këtij viti.