E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezultati u dha gjermanëve fitoren e tetë në tetë lojërat kualifikuese duke vulosur vendin e tyre në krye të grupit A. Në një aksion tjetër, të premten, holandezët fituan kundër San Marino-s me rezultat 11-0 duke ecur një hap përpara për në kualifikimin e grupit E.
Gjermania, kualifikohet pėr Euro 2012





Ekipi gjerman i futbollit është kualifikuar për Finalen evropiane të vitit 2012, që do të mbahet në Ukrainë dhe në Poloni. Futbollisti Mesut Oezil shënoi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, dy gola për gjermanët për të arritur kualifikimin me rezultatin 6-2 ndaj Austrisë.

Rezultati u dha gjermanëve fitoren e tetë në tetë lojërat kualifikuese duke vulosur vendin e tyre në krye të grupit A. Në një aksion tjetër, të premten, holandezët fituan kundër San Marino-s me rezultat 11-0 duke ecur një hap përpara për në kualifikimin e grupit E.

Ndërkohë, Wayne Rooney shënoi dy gola gjatë lojës me të cilën Anglia mundi Bullgarinë dhe e vendosi vetën në krye të grupit G.
Rusia fitoi kundër Maqedonisë me 1-0 në Moskë duke mbetur në krye të grupit B, ndërsa Franca, Italia dhe Portugalia ishin të gjitha fituese duke lëvizur më afër kualifikimit. Ukraina dhe Polonia janë të kualifikuara automatikisht për Finalen e vitit të ardhshëm.

Publikuar: 03.09.2011 | 16:48
Lexuar: 381 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime