Aktorja dhe modelja e bukur Kristen Bell ka gjetur një mënyrë unike për të nxitur jetën e saj seksuale në dhomën e gjumit. Ajo është në lidhje të lumtur me aktorin Dax Shepherd, me të cilin planifikon që të martohet gjatë këtij viti, mirëpo, ajo nuk dëshiron që lidhja e tyre intime të bjerë në monotoni, prandaj përkujdeset që me të gjitha mënyrat ta rrisë atmosferën në dhomën e saj të gjumit.

Dhe njëra nga taktikat e saj, janë edhe përdorimi i kostumeve, duke përfshirë edhe të atyre që ajo i ka përdorur gjatë xhirimeve në filma. Dhe kostumet më të preferuara nga ana e saj, janë ato nga filmi i vitit 2010 Burlesque, ku ajo ka luajtur rolin e një valltareje erotike.
Jam një femër e cila përkujdeset që lidhja intime të mos shndërrohet në diçka monotone, sepse nëse ndodh kjo, atëherë lidhja është në rrezik. Dhe Dax-it tim çdoherë i bëj befasi, dhe ai është falënderues për këtë. Kostumet janë arma ime kryesore, sidomos ato që janë tërheqëse, ka rrëfyer Kristen.
Veshjet intime të cilat i kam veshur gjatë rolit tim në filmin Burlesque, i kam marrë të gjitha në shtëpinë time dhe ato i vesh sa herë që dua ta provokoj dhe nxis të dashurin tim. Dhe më besoni, kjo po ka mjaft sukses, sepse lidhja jonë vazhdon të jetë argëtuese, ka shtuar Kristen.
Edhe lodrat e seksit bëjnë punë
Por, nuk janë vetëm kostumet seksi ato që përdoren nga Kristen, pasi ajo shpesh viziton edhe seks-shopet, ku blen gjësende të ndryshme, e tërë kjo për të pasuruar jetën seksuale. Jam njëra prej atyre femrave që shpesh vizitojnë seks-shopet. Më pëlqen të blej lodra të ndryshme dhe të eksperimentoj me to.
Mendoj se secila femër duhet ta provojë këtë, sepse vërtet është mjaft argëtuese, por gjithsesi nuk duhet tepruar. Pra, ato duhet të përdoren vetëm në raste të caktuara dhe jo të bëhen një përditshmëri, sepse efekti do të jetë i kundërt, ka përfunduar bukuroshja.