E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky projekt është tepër i rëndësishëm për banorët e këtij fshati dhe ne si komunë jemi shumë të interesuar që të njëjtin ta realizojmë me kohë dhe të dëshmojmë se premtimin që e dhamë para dy muajsh jemi duke e mbajtur në përpikshmëri dhe jemi strukturë e veprave e jo e fjalëve boshe”.
Debreshi sė shpejti me ujė tė pijshėm, vazhdojnė punimet pėr ndėrtimin e bazenit


Ashtu siç u premtoi banorëve të fshatit Debresh, kryetari i Komunës së Gostivarit bën çmos që t’i qëndrojë besnik premtimit të dhënë me rastin e vendosjes së gurthemelit të basenit të ujit në Debresh dhe ta realizojë ëndrrën e kahmotshme të tyre zgjedhjen e problemit me ujin për pije.

Kryetari Osmani vizitoi punimet në në realizimin e projektit të basenit. Prej së afërmi ai u njoftua me dinamikën e punëve dhe siç u deklaruan ekzekutuesit e punëve dinamika e punimeve është shumë më e shpejtë seç ishte paraparë me projeksionet fillestare.

U paraqitën disa pengesa të padëshirueshme që kanë të bëjnë me bazamentin e objektit duke marrë parasysh se punimet realizohen në terren shumë të vështirë që e ngadalsonte fillimisht procesin e realizimit.

Sipas ekzekutuesit të punëve, nëse vazdhohet me dinamikën aktuale, pritet punët të përfundojnë më së voni deri në fund të muajit shtator.

Kryetari Osmani i përgëzoi ekzekutuesit e punëve për dinamikën si dhe kualitetin e realizimit të punëve të deri tanishme. Ndërmjet tjerash ai tha: “uroj që të vazhdoni me dinamikën e deritanishme si dhe kualitetin e realizuar të punëve.

Ky projekt është tepër i rëndësishëm për banorët e këtij fshati dhe ne si komunë jemi shumë të interesuar që të njëjtin ta realizojmë me kohë dhe të dëshmojmë se premtimin që e dhamë para dy muajsh jemi duke e mbajtur në përpikshmëri dhe jemi strukturë e veprave e jo e fjalëve boshe”.

Kryetari Osmani gjithashtu vizitoi edhe disa rrugica ku para sa ditësh u bë edhe shtruarja me asfalt në fshatin Debresh.

Sipas kryetarit Osmani, pas përfundimit të basenit, në fshatin Debresh do të fillojnë punimet në realizimin e linjës së ujësjellësit prej te baseni i vjetër deri te ai i ri si dhe prej te baseni i ri e deri në fshatin Debresh.
Debreshi së shpejti me ujë të pijshëm, vazhdojnë punimet për ndërtimin e bazenit
Debreshi së shpejti me ujë të pijshëm, vazhdojnë punimet për ndërtimin e bazenit

Publikuar: 04.09.2011 | 02:58
Lexuar: 788 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime