Në organizim të projektit për konkurrencë të USAID-it sot do të mbahet konferencë për "Qasje deri te financimi gjatë recesionit"
Në organizim të projektit për konkurrencë të USAID-it sot do të mbahet konferencë për "Qasje deri te financimi gjatë recesionit".
Konferenca paraqet pjesë të platformës financiare të Projektit për konkurrencë të USAID-it, i cili u ndihmon kompanive që me sukses t'i kënaqin nevojat nga kapitali për zhvillim të biznesit dhe të zhvillojnë strategji investuese për qasje deri te një numër i madh i produkteve dhe shërbimeve financiare, duke përfshirë edhe hua komerciale dhe financim të kapitalit, gjatë likuidimit të dobët dhe vështirësive për qasje deri te kreditë.
Nga vetë fillimi i platformës financiare në shtator të vitit 2008 e deri më sot Projekti për konkurrencë i USAID-it u ndihmon 11 kompanive të marrin qasje deri te huatë nga bankat dhe lizing të shërbimeve në vlerë prej 2.75 milionë dollarësh amerikanë, me ç'rast janë mundësuar gjithsej investime të reja prej 4.64 milionë dollarësh amerikanë. Këto investime janë mundësuar nga grupi i konsultantëve financiarë të Projektit për konkurrencë të USAID-it. Ato do t'u ndihmojnë kompanive të zhvillojnë strategji të tyre investuese dhe të përgatisin biznes plane të mira për qasje deri te produktet disponuese lokale financiare dhe ta zgjerojnë punën e tyre afariste./alsat-m/