E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Klinika është pajisjur me gjeneratën e fundit të arapateve për diagnostifikim të sëmundjeve të syve siç janë tomografi optik dhe kamera retinale, si dhe me pajisje për ambulancë oftalmologjike: biomikroskop, tonometër, komplet për ortooptikë, oftalmoskopë dhe aparaturë për realizimin e intervenimeve kirurgjike.
Klinika pėr sėmundje tė syve nė Shkup u pajis me pajisje bashkėkohore mjekėsore










Me pajisje të re bashkëkohore mjekësore sot u pajis Klinika për sëmundje të syve në Shkup. Bëhet fjalë për investim prej një milionë euro që është pjesë e furnizimit të përgjithshëm të aparateve oftalmologjike për institucionet shëndetësore publike në vlerë prej tre milionë euro.

Klinika është pajisjur me gjeneratën e fundit të arapateve për diagnostifikim të sëmundjeve të syve siç janë tomografi optik dhe kamera retinale, si dhe me pajisje për ambulancë oftalmologjike: biomikroskop, tonometër, komplet për ortooptikë, oftalmoskopë dhe aparaturë për realizimin e intervenimeve kirurgjike.

Pajisja zyrtarisht u lëshua në përdorim në praninë e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministrave të Shëndetësisë dhe Arsimit, Nikolla Todorov dhe Pançe Kralev.

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov vlerësoi se aparatura e re do të mundësojë aplikim të shumë metodave bashkëkohore për të cilat deri më tani pacientët janë dërguar në ndonjërën nga klinikat private ose në vendet e huaja.

"Me këtë pajisje do të mundësohet jo vetëm trajtim i një numri më të madh të pacientëve, por edhe trajntim më cilësor, do të zvogëlohet lista e pritjes dhe do të rritet cilësia e gjithë shërbimit shëndetësor. Bëhet fjalë për investim që nuk është bërë në 10 vitet e fundit", deklaroi Todorov.

Ai informoi se nga 18 shtatori do të fillohet me trajnime për metoda të posaçme që janë punuar në shtet, duke shtuar se për aparatet për diagnostifikim veçmë ka kuadër të trajnuar.

"Në këtë mënyrë për gjysmë apo një vit do të jemi në hap me të gjitha klinikat oftalmologjike në rajon dhe njër nga klinikat oftalmologjike më mirë e pajisur dhe mirë e zhvilluar", tha Todorov.

Një pjesë e pajisjes e instaluar në Klinikën për sëmundje të syve është edhe Laboratori tomografik optiko-koherent me vlerë prej dhjetë milionë denarëve.

Ai, sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev, do t'ju ndihmojë profesorëve, mjekëve si dhe të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të punojnë në pjesën e veprimtarive shkencoro-hulumtuese.

Ai paralajmëroi se projekti për pajisjen e laboratorëve vazhdon edhe më tej, duke shtuar se në pjesën e shkencave të mjekësisë janë paraparë 11 milionë euro.

Drejtori i Klinikës për oftalmologji, Iljaz Ismaili, deklaroi se me pajisjen janë të gatshëm t'u bëjnë konkurrencë spitaleve private si dhe spitaleve në rajon.

Aparatet e tjera oftalmologjike do të instalohen në më shumë se 20 institucione shëndetësore në shtet siç janë klinikat spitalore në Tetovë, Manastir dhe Shtip, repartet e syve në spitalet në Gostivar, Kumanovë, Dibër, Prilep, Ohër, Strumicë, Veles, Koçan, Kratovë, Gjevgjeli, Radovish dhe Kavadar si dhe në repartet oftalmologjike në poliklinikat "Jane Sandanski", Bit Pazar dhe në ambulancën "Zhelezniçar" në Shkup.

Publikuar: 04.09.2011 | 15:41
Lexuar: 559 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime