Komisioni formon procesverbal për shqyrtimin e bërë, shoqëruar edhe me fotografi të objektit të paligjshëm. Ndërsa me ndryshimet e propozuara të Ligjit për ndërtim, të dorëzuara në Kuvend nga deputetët e VMRO-DPMNE-së parashikohen masa rigoroze për ata që nuk kanë paraqitur ndërtimet pa leje.
353 mijë e 602 qytetarë kanë dorëzuar kërkesa për legalizimin e objekteve pa leje. Shifra bëhet publike një ditë pas mbylljes së afatit për dorëzimin e aplikimeve.
Megjithatë nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se numri i saktë i aplikimeve do të rrumbullakoset ditën e hënë. Në fazën e dytë të këtij ligji parashikohet ngritja e një komisioni komunal, në afat prej 6 muajsh, i cili do të dalë në terren dhe do të përcaktojë gjendjen faktike.
Komisioni formon procesverbal për shqyrtimin e bërë, shoqëruar edhe me fotografi të objektit të paligjshëm. Ndërsa me ndryshimet e propozuara të Ligjit për ndërtim, të dorëzuara në Kuvend nga deputetët e VMRO-DPMNE-së parashikohen masa rigoroze për ata që nuk kanë paraqitur ndërtimet pa leje.
Gjatë tre viteve të ardhshme, ata do të paguajnë gjoba në vlerë prej 3% nga vlera tregtare e objektit, në të kundërt do t'u rrëzohen pjesa e paligjshme. Në shumë raste, edhe pjesa legale mund të konfiskohet nga shteti.
Ndaj të gjithë atyre që nuk do të dorëzojnë kërkesa për legalizim do të veprohet në bazë të ligjit për ndërtim, përkatësisht do të duhet patjetër të rrënohen.
Ndoshta jo menjëherë, por pas shqyrtimit të gjithë situatës ata në të ardhmen nuk do të mund të legalizojnë objektet e tyre dhe gjithmonë do të frikësohen se në çdo moment objekti i tyre mund të rrënohet, tha Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve (23.08.2011).
Sipas ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje, pas dorëzimit të kërkesës qytetarët do të kenë afat prej 6 vjetësh të kompletojnë dokumentet e tyre për legalizim.Nevzat Mamuti